LAJMI I FUNDIT:

Pas 11 vjet hasmërie, pajtohen dy familje në Podujevë (Video)

Pas 11 vjet hasmërie, pajtohen dy familje në Podujevë (Video)

Janë pajtuar dy familje në Podujevë, të cilat ishin në hasmëri që 11 vjet. Familja e Ukshin Tahirit dhe ajo e Abaz Tahirit ia kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës, duke i dhënë fund kësaj hasmërie.

Familjet Tahiri nga fshati Zhiti e Podujevës, i kanë dhënë fund sot hasmërisë disavjeçare, duke ia shtrirë dorën njëra-tjetrës.


11 vjet më parë, familja e Ukshin Tahirit ia kishte vrarë kushëririt Abazit, djalin 11-vjeçar dhe djalin e axhës.

Familjet e pajtuara para kësaj vrasjeje kishin pasur edhe 4 plagosje.

Të gjitha këto morën fund në një ceremoni të organizuar nga Këshilli i Pajtimit i Podujevës, Kryetari i Këshillit, Bajram Blaku, tha me këtë rast se gjakmarrjes duhet t’i jepet fund dhe kjo ditë është shumë e madhe për familjet Tahiri.

Këshilli i Pajtimit në Podujevë u kanë bërë thirrje të gjitha familjeve që kanë hasmëri në Podujevë të paraqiten në këshill në mënyrë që t’u japin fund hasmërive.