Këngëtari i famshëm italian, Albano Carrisi, në një intervistë për Report TV tregon për herë të parë se si u paralajmërua nga Sigurimi i Shtetit në vitin, pak para se të mbante koncert në stadiumin “Qemal Stafa”!
Ja ta nisnim intervistën më udhëtimin tuaj shumë vite më parë në shtatorin e vitit 1989 në Tiranë, Kemi shkëputur një moment nga koncerti juaj në “Qemal Stafa” në 20 shtator 1989. Çfarë ju kujton ky moment?
“Në krah kisha disa persona të Sigurimit të shtetit që më thanë se nëse sot ndodh ndonjë incident, përgjegjës do të jeni vetëm ju. Iu thashë se po thoni se duhet të pushoj së kënduari. Jo, jo, ju e kuptuat shumë mirë se ç’duam të themi, më thanë. Unë nuk kisha asnjë qëllim për të bërë asnjë incident, por të krijoja një urë me realitetet që e rrethonin Shqipërinë”, ka thënë ai. “Vite më pas kam takuar presidentin Topi në Sanremo i cili më tha se në atë koncert, kur dëgjuam këngën ‘Felicita’, pamë gjithësecilin në fytyrë dhe menduam se kishte ardhur moment që vendi të ndryshonte. Gjëja më e bukur ishte se ndryshimi ndodhi në mënyrë paqësore dhe demokratike”.
Babai i tij ka qenë ushtar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Albano thotë se nuk ka vrarë askënd dhe se qëllim kishte afrimin mes komuniteteve e jo shkatërrimin.
“Ky ka qenë një shembull që e kam mbajtur gjithnjë përbrenda, që jeta e njeriut duhet respektuar. Babai kishte kaluar më 1985 një infarkt dhe më tha se para se të vdiste donte të kthehej në Shqipëri. Kujtoj se i kërkuam leje ambasadorit shqiptar në Romë, Bashkim Dino, që të udhëtonim në Shqipëri. Ai më tha pas gjashtë muajsh. Unë i thashë se mbas gjashtë muajsh nuk pret koha dhe se udhëtimin duhet ta bëjmë tani. Më tha që nesër do t’ju marr në telefon. Ambasadori më mori në telefon të nesërmen dhe më tha që mund ta bëni këtë udhëtim. Shkuam në Janinë, pastaj në Kakavijë ku më pritën disa përfaqësues të Qeverisë së kohës. Kështu kemi hyrë për herë të parë në Shqipëri. Është një vend që më mallëngjeu menjëherë”, thotë ai. “Gjëja më ë bukur ishte se im atë, orë pas orë, dite pas dite të qëndrimit tonë filloi të merrte forca… Të shikoje se si ringjallej një babë, është mrekullia më e bukur që mund t’i ndodhë një fëmije. Pra, Shqipërinë e lidh me faktin që im atë u ringjall kur vizitoi këtë vend dhe si me një mrekulli iu zhdukën simptomat e infarktit”. /Shqiptarja/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
Paralele vrasjesh: Stalini dhe Enveri
Zhvillimi i demokracisë, historiku, kritika dhe sfidat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak