Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) do të verifikoj imamët që do tu ligjërojnë në burgje të dënuarave për veprën penale të terrorizimit, i ka thënë Ekonomia Online, kreu i Ministrisë së Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri.
Tahiri tha se qëllim i këtyre ligjëratave do të jetë deradikalizimi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit.
“Këta imam që do të angazhohen në këto ligjërata në qendrat korrektuese të Kosovës do të jenë imamë që do të verifikohen nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës sepse unë kam besimin që vullneti është jashtëzakonisht i mirë dhe gatishmëria e mirë e Bashkësisë Islame që të dërgoj njerëz të mirë mirëpo megjithatë unë kam kërkuar që këta imam të verifikohen nga AKI se mos kushdo prej tyre në te kaluarën bien ndesh me ligjin me veprat që këta sot ligjërojnë në burgjet e Kosovës”, tha Tahiri për EO.
Këto ligjërata do të organizohen në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK). Madje lidhur me këtë çështje shumë shpejt do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi.
“Ky memorandum do të përcaktojë qartë bashkëpunimin mes ministrisë së drejtësisë shërbimit korrektues dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Qëllimi i këtij memorandumi është që të deradikalizojmë tendencat brenda shërbimit brenda qendrave korrektuese të disa individëve që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit. Pra qëllimi jonë është të arrijmë të zbusim dhe ata njerëz të shkëputen nga ajo e kaluar e hidhur e tyre e cila i ka quar në Irak në Siri në vatrat e luftërave që i kemi pas viteve të fundit dhe të arrijnë të integrohen në shoqërinë tonë”, tha minsitri.
Mirëpo ministri i Drejtësisë nuk e di kohën e saktë se kur do të fillojnë këto ligjërata. Me kohëzgjatjen dhe formën e ligjëratave do të merret një grup punues, i cili do të formohet nga MD, BIK dhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Ende nuk kanë filluar besoj që do të fillon shumë shpejt. Sa i përket modaliteteve si do të përcaktohen kohëzgjatja ato do të përcaktohen varësisht nga grupi punues që do te formohet nga ministri a drejtësisë shërbimi korrektues dhe bashkësisë islame”, sqaroi ai.
Nga viti 2012 në zonat e luftës në Siri e Irak, kanë shkuar mbi 300 qytetarë të Kosovës dhe sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 70 prej tyre janë vrarë.
Rreth 130 tashmë janë kthyer në Kosovë dhe pothuajse të gjithë janë arrestuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja. Aktualisht në këto zona, sipas të dhënave zyrtare, vazhdojnë të jenë edhe 27 fëmijë dhe 44 gra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025