LAJMI I FUNDIT:

Shkup, rindërtimi i Teatrit Shqiptar do të kushtojë 1 milion euro, kontrata bëhet pa tender

Shkup, rindërtimi i Teatrit Shqiptar do të kushtojë 1 milion euro, kontrata bëhet pa tender

Kontrata e re për rinovimin e Teatrit Shqiptar në Shkup është në vlerë prej rreth 1 milionë euro. Kompania italiane “Scentia SRL”, përmes kontratës së fituar në batër sy, pa tender, do ta rinovojë dhe përshtat teatrin i cili duhej të ishte gati në shtator të vitit të kaluar. Kjo kompani nga Italia e fito biznesin milionësh pasi më parë në të njëjtën mënyrë pa thirrje publike, kishte lidhur kontratë me Teatrin Shqiptar në vlerë prej 200 mijë eurosh. Kontratat janë publikuar në Byronë e Prokurimeve Publike. Italianët do të bëjnë punë ndërtimore-artizanale, instalime hidroteknike dhe makinerie, si dhe ndriçim. Megjithatë, në pika të shkurta, kompetentët kanë sqaruar në dokumentacion përse kanë vendosur të lidhin kontratë në katër sy.

Gjatë realizimit të punëve ndërtimore, realizuesi i punimeve në takimet e rregullta javore me shkrim informoi për punë të paplanifikuara që patjetër duhet të kryhen, ndërsa të njëjtat nuk janë përfshirë në kontratë. Analiza për llojin dhe sasinë e punës është bërë dhe përshtatur një periudhë më të gjatë mes investitorit, projektuesit, mbikëqyrësit dhe realizuesit – thuhet në sqarimin e Teatrit Shqiptar në dokumentacionin tenderues.


Përfundimi i rikonstruktimit të Teatrit shqiptar i tejkaloi të gjitha afatet e dhëna. Saktë para katër viteve, ish kryeministri Nikolla Gruevski, me ministren e atëhershme të kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska dhe me ish zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri e shënuan fillimin e punëve ndërtimore. Ata paralajmëruan se deri në shtator të vitit 2015 objekti do të jetë gati. Kontrata edhe atëherë u bë me një kompani italiane, Lamona Moreda. Kjo kompani falimentoi, ndërsa projekti në vlerë prej 8 milionë euro nuk u përfundua. Megjithatë, 20% e shumës, apo 1 milionë e 600 mijë euro përfunduan në llogarinë e kompanisë italiane edhe pse nuk vendosën asnjë tullë.

Në prill të vitit të kaluar ministrja Kançevska-Milevska e paralajmëroi kompaninë e re e cila do ta rinovojë teatrin dhe me optimizëm paralajmëroi se puna do të jetë gati për 6 muaj. Megjithatë edhe ky afat u shkel, ndërsa Teatri shqiptarë pa tender tani e lidhi kontratën e re milionëshe. Tani mbetet e paqartë kush do mbajë përgjegjësi për punën e pakryer por edhe për përzgjedhjen e kompanisë “Lamone Moreda” e cila vetëm pas një viti falimentoi, ndërsa nga vendi pa plotësuar marrëveshjen fitoi mbi një milionë e gjysmë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori