Pretendon se është kthyer nga viti 6000, ku botën e sundojnë robotët kurse njerëzit nuk vdesin (Video)
Një burrë pretendon se është kthyer nga e ardhmja, më saktësisht nga viti 6000, dhe beson se ka shumë për të na treguar për të ardhmen e planetit tonë, dhe si dëshmi për këtë shfaq një fotografi të një qyteti futuristik.
Videoja e këtij burri është publikuar në YouTube në kanalin ApexTV që merret me aktivitete paranormale, dhe deri më tani është shikuar nga mbi 1.6 milion persona, transmeton Telegrafi.
Burri që udhëton nëpër kohë, pretendon se ka udhëtuar në të ardhmen fal teknologjisë së avancuar që ekziston edhe sot, por që qeveritë nuk dëshirojnë që opinioni të di për to.
“Më duhet të fshihem pasi nuk dëshirojnë që qytetarët t’i dinë këto gjëra. Nëse më kapin do të më eliminojnë”, pretendon ai.
Ai ka numëruar disa detaje rreth asaj se si ka ndryshuar bota gjatë katër mijë viteve.
“Kemi zbuluar ilaçin kundër kancerit, ekziston mundësia e teleportimit, udhëtimin nëpër kohë mund ta bëjë kushdo që ka para të mjaftueshme për të paguar për këtë përvojë të paharruar”, ka shtuar ai.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai është i bindur se opinioni do të informohet për udhëtimin nëpër kohë qysh në vitin 2028. Dhe për të qenë sa më bindës për rrëfimin e tij, ka shfaqur një fotografi të një qyteti futuristik për të cilin pretendon se është njëri nga qytetet më të mëdha në botë, por nuk ka dashur të zbulojë se cili është.
“Fotografia është pak e dëmtuar, por kjo ka ndodhur për shkak të udhëtimit nëpër kohë”, ka shtuar ai.
Ai gjithashtu ka thënë se në vitin 6000 njerëzimi nuk e udhëheq botën, por inteligjenca artificiale që është shumë më e avancuar se ajo e njeriut, dhe se vendimet nuk merren bazuar në emocione.
Ky burrë që ka habitur shumë njerëz që kanë pasur rastin ta dëgjojnë intervistën e tij, ka pranuar se në vitin 6000 jetohet më mirë dhe se shumë probleme që e preokupojnë botën nuk ekzistojnë më.
“Ekzistojnë pajisje që njerëzit mund ta lexojnë trurin e tyre dhe të jetojnë përgjithmonë. Pajisje të tilla shumë shpejt ta zëvendësojnë atë që ne e njohim si vdekja”, ka thënë ai për fund. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme
“Përqafoi” mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror
Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu
"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë