Anatole Kaletsky
Do të jetë 2018 viti kur Mbretëria e Bashkuar do të ndryshojë mendjen rreth daljes nga Bashkimi Evropian? Bazuar te ajo që dimë tashmë, ndalimi i Brexit-it është i pamundur. Por, çfarë mendonim se dinim për Donald Trumpin? Apo Emmanuel Macronin? Ose, për referendumin origjinal të Brexit-it? Në kohë revolucionare, ngjarjet mund të bëhen nga të pamundura në të pashmangshme pa kaluar në të pagjasa. Brexit-i ishte një ngjarje e tillë dhe përmbysja e tij mund të jetë një tjetër ngjarje e tillë.
Pyesni Nigel Faragen, ish-liderin e Partisë së Pavarur të Mbretërisë së Bashkuar, i cili papritur tha se referendumi i Brexit-it të qershorit 2016 mund të përmbysej: “Pala që donte të qëndronte (pro-BE) po drejton çdo gjë,” paralajmëroi Farage partnerët e tij pro-largimit këtë fundjavë. “Ata kanë një shumicë në Parlament dhe nëse nuk organizohemi mund të humbasim fitoren historike që ishte Brexit-i.”
Votat për Brexit-in dhe Trumpin shpesh përshkruhen sot si një rezultat i pashmangshëm i faktorëve të thellë socioekonomik, si pabarazia apo globalizmi. Në disa mënyra, ky përshkrim është i saktë. Pakënaqësi politike të ndonjë lloji priteshin pas krizës ekonomike, siç e kam arsyetuar prej vitesh.
Por, nuk ka asgjë të pashmangshme te disa trazira specifike që kanë ndodhur. Brexit-i, si Trumpi, ishte një rezultat i pasigurt i ardhur nga ankthi në sjelljen e votuesve. Nëse vetëm 1.8 për qind e britanikëve do të votonin ndryshe, Brexit-i do të ishte një fjalë e harruar. Nëse shumica popullore e Hillary Clintonit e tre milionë votave do të shpërndahej pak më ndryshe te shtetet, fraza “presidenti Trump” do të ishte qesharake sot aq sa ishte në janar 2016.
Për të ndaluar Brexit-in në vitin e ardhshëm, katër ndryshime po aq modeste në sjellje duhet të ndodhin. Opinioni publik duhet të shkojë pak më shumë ndaj vendimit të daljes së Britanisë, që tashmë shihet si e gabuar me një margjinë prej katër për qind. Politikanët që e përçmojnë Brexit-in në privatësi duhet të flasin publikisht. Kundërshtimi i arsyeshëm ndaj politikave të qeverisë duhet njohur sërish si një shenjë dalluese e demokracisë, jo si akt tradhtie. Dhe ndjesia e Brexit-in si i pashmangshëm duhet hequr.
Këto kërkesa janë të ndërvarura. Politikanët do të flasin vetëm nëse ndjejnë se po ndryshon opinioni publik, por opinioni publik do të ndryshojë vetëm me lidership politik të besueshëm. Politikanët janë zhytur në heshtje nëse të gjitha kundërshtimet shihen si anti-demokratike. Dhe, nëse Brexit-i shfaqet i pashmangshëm, përse duhet votuesit të lodhen duke e menduar sërish?
Ndjesia e pashmangshmërisë, sondazhet e opinionit dhe fokus-grupet janë ndër pengesat më të rëndësishme ndaj një përmbysjeje. Rreth 30 për qind e votuesve britanikë e kundërshtojnë BE-në me aq pasion sa do ta mbështesnin gjithnjë daljen, pavarësisht kostove ekonomike, ashtu si ‘baza’ e Trumpit do të mbështesë gjithnjë presidentin “e tyre” pavarësisht mënyrës si ai sillet.
Por, këta euroskeptikë fanatikë nuk do të fitonin kurrë një shumicë pa rreth 20 për qind të votuesve që u interesonte pak Evropa, por e trajtuan referendumin si një votë proteste. Shumë prej këtyre votuesve në mëdyshje janë tashmë të bindur se Brexit-i e ka hequr vëmendjen nga vështirësitë e tyre kryesore në shëndetësi, pabarazi, paga të ulëta, strehim dhe çështje të tjera. Ende, për këtë arsye, ata duan largimin e pashmangshëm nga Evropa të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur që vendi t’i kthehet punëve si zakonisht.
Ta zëmë se këta votues do të fillonin të besonin se Brexit-i, larg nga të qenët i pashmangshëm, mund të mos ndodhë kurrë. Ata do të kërkonin që politikanët “të ndalojnë grindjet rreth Evropës” dhe të fillojnë të merren me shqetësimet e njerëzve.
Ndjesia e pashmangshmërisë mund të largohet nga ndryshimet e fundit në politikat e brendshme të qeverisë konservatore dhe opozitës laburiste.
Laburistët kanë filluar të kuptojnë se e vetmja mënyrë për të rimarrë pushtetin është duke kundërshtuar Brexit-in. Analiza e detajuar e zgjedhjeve të 2017 ka treguar se rritja e papritur e mbështetjes për laburistët erdhi prej votuesve të rinj që motivohen nga shpresa për zhbërjen e Brexit-it. Po të mos kishte qenë për këta votues anti-Brexit, kryeministrja Theresa May do të kishte fituar votat e shumta që parashikoheshin.
Nëse Jeremy Corbyn, lideri i laburistëve, do të bëhet tani “shërbëtorja e Brexit-it,” siç ka thënë Tony Blair, duke iu larguar opozitës efektive, ata votues të rinj do të ndihen të tradhtuar, partia do të ndahet mes marksistëve dhe qendrorëve dhe shpresat e saj për të fituar një zgjedhje të përgjithshme do të zhbëheshin. Nëse, nga ana tjetër, laburistët vendosin të luftojnë Brexit-in, opinioni publik do të ndryshonte me shpejtësi.
Kundërshtimi ndaj Brexit-it do të fillojë të trajtohet si tipar natyror i politikës demokratike. Laburistët do të fillonin të përfitonin nga gabimet e qeverisë në negocim. Dhe, ndjesia e pashmangshmërisë së Brexit-it do të zhdukej.
Kjo, në këmbim, do t’i jepte kurajo konservatorëve pro-evropianë. Deputetët konservatorë kanë pak gjasa të votojnë kundër lidershipit të partisë së tyre nëse mungesa e opozitës laburiste lejon qeverinë fitojë gjithsesi. Nëse, megjithatë, opozita e kryesuar nga laburistët do të krijonte një mundësi reale për të ndaluar Brexit-in, deputetët konservatorë që vënë interesat e shtetit para atyre të partisë do të gjenin veten të vlerësuar për përpjekjen, jo të tallur. Ata mund të llogarisin edhe se karrierat e tyre do të lulëzonin nëse partia e tyre pajtohej me Evropën.
Ky zinxhir ngjarjesh tani duket se po fillon. Në dhjetor, May humbi betejën e saj të parë të rëndësishme Brexit, kur deputetët laburistë u bashkuan me 12 rebelë konservatorë për të kaluar një ndryshim që kërkonte një Akt specifik Parlamentar për të miratuar çfarëdo marrëveshje negociohet me BE-në. Kjo do të thotë se nëse çdo plan i Brexit-it mbledh kundërshtim serioz, qoftë nga nacionalistët fanatikë apo nga konservatorët pro-evropianë, kjo mund të përdoret për të shkaktuar një referendum të ri. Pas kësaj arritjeje, fushata e parë ndërpartiake që synon ndalimin e Brexit-it dhe jo vetëm të shkaktojë dëm duke kërkuar një marrëveshje divorci më të butë, do të lansohet këtë muaj.
Për t’ia dalë mbanë, kjo fushatë do të duhet të bindë pro-evropianët e zhgënjyer se Brexit-i nuk është i pashmangshëm. Do të duhet të tregojë te ata që votuan për protestë, se cilido qoftë problemi i tyre, Brexit-i nuk është përgjigjja. Duhet të bindë politikanët laburistë se bashkëpunimi me Brexit-in është vetëvrasje elektorale dhe të bindë rebelët konservatorë pro-BE se një rebelim i dytë nuk do të jetë i pashmangshëm. Së fundmi, do të duhet që liderët evropianë të deklarojnë njëzëri se Britania është ligjërisht e lirë të ndryshojë mendjen për largimin. Këto kërkesa janë sfiduese, por jo të pamundura.
David Davis, konservatori pro-Brexit që tani drejton negociatat e daljes, dikur tha se, “nëse një demokraci nuk mund të ndryshojë mendjen, ajo resht së qeni një demokraci”. Britani është ende një demokraci dhe mund ta ndryshojë ende mendjen për Brexit-in. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Konfirmohen datat për dy ndeshjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Sfida e banorëve, Aldo: Kam qenë i lidhur me një person që ka qenë pjesë e kësaj shtëpie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?