Në takimin për Instrumentin e Para Anëtarësimit (IPA) për vitet 2018 dhe 2019, të cilin e kryesoi Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, morën pjesë anëtarë të kabinetit qeveritar- ministra, zëvendësministra dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në takim, janë diskutuar prioritetet për përkrahje nga IPA, për vitet 2018 dhe 2019 dhe ishte vazhdimësi e diskutimeve dhe kërkesave që ka pasur nga institucionet ekzekutive.
Ministrja e Integrimit Evropian, ka theksuar se asistenca nga Bashkimi Evropian, si pjesë e instrumentit të para-anëtarësimit duhet të fokusohet në fushat të cilat direkt kanë ndikim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, sidomos duke u fokusuar në sektorët: sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, arsimi dhe punësimi.
“Me qëllim që të investohet më shumë në sektorët përkatës, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë, përkrahen me vlerë 81.6 milionë euro, sektorët. Sundimi i ligjit dhe të drejtat fondamentale, Energjia, Mjedisi, Arsimi, punësimi dhe politikat sociale (me fokus në arsim). Përveç këtyre, do të ketë edhe përkrahje me projekte individuale, që konsiderohet se ndihmojnë në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes”, theksoi Hoxha.
Ajo tha se programi IPA 2019 do të ketë shumë të përafërt me atë të IPA 2018, dhe do të vazhdojë të përkrah sektorët e njëjtë, por shtohen bujqësia, zhvillimi rural, konkurrueshmëria dhe inovacioni.
Zyra e BE-së ka ftuar që të dërgojmë çfarëdo propozimesh që kemi qysh tani, vuri në pah Ministrja Hoxha, të nisim procesin e konsultimit edhe para afatit zyrtar.
Ministrja ftoi përfaqësuesit e institucioneve të ofrojnë sa më parë propozimet, të cilat duhet të kenë prioritet projekte të cilat direkt ndihmojnë qytetarët, nxisin ndërmarrësinë sidomos te të rinjtë dhe promovojnë konkurrueshmërinë në treg.
“Ne presim që projektet të iniciohen sa më herët dhe ato që nuk miratohen në kuadër të IPA 2019, do të synojmë t’i përfshijmë në kuadër të IPA 2020, prandaj ftoheni që të prezantoni sot edhe ato propozime. Ministria e Integrimit do të ofrojë përkrahje për të gjitha institucionet në këtë proces por sigurisht se bashkëpunimi ndër-institucional është i domosdoshëm”, theksoi Hoxha.
Asistenca që ofrohet përmes këtyre programeve, ka theksuar ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është mundësi ideale që të njëjtat të shfrytëzohen për të adresuar sfidat në sektorët përkatës dhe për të mundësuar reformat, të cilat janë të domosdoshme për avancimin e procesit integrues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje