LAJMI I FUNDIT:

Reklama më e re e rekrutimit, ushtria britanike synon myslimanët

Reklama më e re e rekrutimit, ushtria britanike synon myslimanët

Ushtria britanike lansoi një seri të re reklamash televizive, duke përfshirë një që tregon një ushtar mysliman duke falur namaz para shokëve të tij, shkruan The Sunday Times.

E titulluar “Duke mbajtur besimin tim”, reklama tregon një ushtar të gjunjëzuar në namaz, buzë një lumi malor gjatë një patrullimi luftarak. Anëtarët e tjerë të skuadrës së tij shihen ulur duke pritur në kodër dhe duke ulur zërin e radio lidhjes në mënyrë që ai të mos ndihet i shqetësuar.


Besohet që kjo të jetë hera e parë që një reklamë e ushtrisë paraqet një ushtar mysliman duke falur namaz, ndërkohë që ky filmim është pjesë e një fushate televizive, të radios dhe online në vlerë prej 1.6 milion funtesh, e projektuar për të rritur numrin e rekrutimit të ushtarëve.

Koloneli Simon Stockley, ndihmës drejtor i rekrutimit të ushtrisë, tha: “Reklamat tregojnë mbështetjen që ushtria i jep të gjithë ushtarëve për t’i inkurajuar ata që të arrijnë qëllime personale dhe profesionale përmes një ndjenje të përbashkët të përkatësisë”. /tesheshi.com/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori