Në serinë e re të Fast and Furious interpreton dhe një vajzë nga Mirdita.
Erigerta Deda është pjesë e filmit bashkë me dy aktorë të tjerë shqiptarë, Erand Hoxha dhe Marko Caka, të cilët interpretojnë në “Fate of the Furious”.
Report TV ka realizuar një intervistë me Erigertën, e cila është lindur në Rrëshen, por jeton prej vitesh në Amerikë.
Erigerta, fillimisht është larguar në Angli dhe më pas familja e saj ka fituar Lotarinë Amerikane. Ajo ka studiuar aktrim dhe shkrim skenaresh në Universitetin e Ohajos, ndërkohë që shqipen nuk e ka harruar. Edhe pse Erigerta, e cila ndodhet për një vizitë të shkurtër në Shqipëri, do të vendoset në Atlanta për të qenë sa më pranë industrisë amerikane të filmit, ajo ka thënë që do e priste me shumë kënaqësi një ofertë për të interpretuar në një film shqip.
Erigerta ka realizuar disa role të vogla, por arritja më e madhe ka qenë pjesëmarrja në “Fate of the Furious”. Ajo ka treguar për atmosferën në sheshxhirim, për makinat luksoze që binin nga kati i shtatë, por dhe për mjedisin njerëzor dhe professional. Një vend me rregulla strikte është sheshxhirimi në Hollywood, por dhe me njerëz të komunikueshëm dhe të interesuar për tjetrin.
Erigerta ka thënë që aktorët shfaqnin interes për të, e pyesnin ku ndodhej Shqipëria dhe donin të mësonin më shumë për vendin, gjuhën. “Po patjetër, njerëzit janë shumë të afërt. Janë të dashur të respektueshëm. Unë ndihem shumë e afërt me ata, sepse hamë bashkë, rrimë bashkë, flasim lirshëm”, ka treguar Erigerta për aktorët që ne i imagjinojmë të pakapshëm.
Ndërkohë, pyetjes për pagesën për rolin e saj në këtë film, ajo i është përgjigjur me fjalë të mjaftueshme. Ka treguar që ka pasur një kontratë mujore dhe nuk i është dashur të punojë për një vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’
Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles