Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, ka komentuar rrëfimin e dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, i cili pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hajdaraj ka thënë se dëshmitari Shkumbin Mehmeti po e rrëfen të vërtetën e tij, e që, sipas tij, plotësisht përputhet me të vërtetën e rrethanave të kohës.
“Duhet të intervistohet me seriozitetin më të madh nga organet kompetente të drejtësisë! Më kujtohet, në kohën kur ndodhnin këto vrasje politike, njëra nga ‘ankesat’ e organeve të ndjekjes ishte edhe mungesa e dëshmitarëve apo frika e tyre për të dëshmuar. Sot, apo që nga viti 2011 siç po deklaron ky dëshmitar, është i gatshëm të dëshmojë dhe atë nga ‘dora e parë’, apo si pjesë e vet grupit kriminal. Kush më mirë do të dëshmonte, se ai që ka biseduar e nejtë me vrasësit”, ka shkruar Hajdaraj.
Ai ka theksuar se nuk duhet pritur ekspertët për ta dhënë mendimin por të veprohet, pasi sipas tij, nëse veprohet me logjikë të ekspertëve edhe pas 20 viteve, një rrëfyes siç është Mehmeti, do ta shpallnin jo kredibil.
“Sipas logjikës së shumicës së ‘ekspertëve të gjithanshëm’, ‘ideve dhe turli konspiracioneve’ se pas ‘këtij qëndron ai apo pas këtij procesi fshihet ky’, ne duhet të presim edhe nja 20 vjet që të bindet edhe ndonjë tjetër nga grupi vrasës të rrëfehet. Kam frikë se edhe atëherë do dalin ‘ekspertët’ dhe prapë do e shpallin jo kredibil rrëfyesin. Me 17 janar 2018 bëhen 16 vite nga vrasja e Smajl Hajdarajt. Pse ndodhë kjo në shoqërinë tonë? Sepse askush në këtë vend si beson drejtësisë”, ka shtuar ai më tej, duke kërkuar “drejtësi për Smajl Hajdarajn dhe për të gjitha viktimat nga dhuna politike”ka shkruar Hajdaraj në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj