LAJMI I FUNDIT:

Në një spital në Kanada: Mjeku refuzoi trajtimin e pensionistit, vetëm sepse nuk fliste frëngjisht! (Foto/Video)

Në një spital në Kanada: Mjeku refuzoi trajtimin e pensionistit, vetëm sepse nuk fliste frëngjisht! (Foto/Video)

Një grua nga Montreali thotë se babait të saj i është mohuar vëmendja kritike mjekësore në një spital ku flitet frëngjisht, sepse ai kishte kërkuar të fliste anglisht.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Suzie Malysa, e cila thotë se doktori mjekësor, një urolog, është tallur publikisht me babain e saj në frëngjisht, e quajti atë një emigrant dhe një barrë për shoqërinë, pastaj grisi letrat e mjekut personal, i hodhi ato në mbeturina dhe u largua nga dhoma.

Malysa tha se babai i saj, Zbigniew Malysa, 67, u tha të mërkurën se ai do të duhet të kryej disa teste diku tjetër, për shembull në një spital “ku do të ishte më i lirë”.


Sipas mediave të huaja, zyrtarët e Qendrës Spitalore të Universitetit të Montrealit thonë se janë në dijeni të rastit.

Në këtë drejtim është bërë e ditur se spitali po shqyrton akuzat lidhur me urologun Luc Valiquette.

Malysa tha se babai i saj, një qytetar kanadez i dalë në pension me origjinë polake, ka aritmi të zemrës dhe presion të pakontrollueshëm të gjakut.

Edhe pse flet disa gjuhë, duke përfshirë rusishten, gjermanishten, polonishten, anglishten dhe pak frëngjisht, kur është fjala për shëndetin e tij, ai preferon të trajtohet në gjuhën angleze. /Telegrafi/