LAJMI I FUNDIT:

Trump i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor pas ardhjes në detyrë

Trump i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor pas ardhjes në detyrë

Presidenti Donald Trump do të kryejë sot ekzaminimin e tij të parë mjekësor që pas ardhjes në detyrë si presidenti i SHBA-së.

“Presidenti Trump do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed, në periferi të Bethesda, në Uashington”,  njoftoi dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë,  Sarah Sanders.

Ekzaminimi mjekësor do të kryhet nga Dr. Ronny Jackson,  i cili pas përfundimit të tij do të njoftojë rezultatet nëpërmjet një deklarate për shtyp.


“Jackson ka kryer ekzaminimet mjekësore të presidentëve të tre administratave të njëpasnjëshme”, deklaroi Sanders.

“Jackson do të përpilojë rezultatet e ekzaminimit gjatë fundjavës dhe do të takohet të martën me Sanders në sallën e konferencave, për të dhënë një raport të detajuar”, njoftoi ajo.

Presidenti Trump, 71 vjeç, mori detyrën një vit më parë si presidenti më i vjetër në moshë i zgjedhur ndonjëherë në SHBA.

Të dhënat e fundit të disponueshme mbi gjendjen e tij shëndetësore u bënë të ditura në shtator 2016 nga mjeku i tij personal, Harold Bornstein, i cili deklaroi se presidenti Trump do të vazhdonte të ishte individi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë.

Trump nuk ushtron asnjë sport tjetër përveç golfit dhe thuhet se preferon ushqimin e shpejtë dhe pijet pa gaz.

Historia e tij  familjare nuk përfshin sëmundje të parakohshme të zemrës dhe prindërit e Trumpit kanë jetuar deri në moshën 80 dhe 90 vjeçare.

“Ekzaminimi mjekësor i Trump nuk përfshin një vlerësimin të shëndetit të tij mendor apo të shqisave”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Javën e kaluar ai e quajti veten “gjeni”, në përgjigje të një libri që e portretizonte atë si intelektualisht dhe emocionalisht të papërshtatshëm për të kryer detyrën e presidentit. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori