LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia merr borxh të ri në vlerë prej 500 milionë euro

Maqedonia merr borxh të ri në vlerë prej 500 milionë euro

Republika e Maqedonisë në tregun ndërkombëtar të kapitalit sot lëshoi në ankand letra shtetërore me vlerë prej 500 milionë euro me afat 7 vjetor dhe përqindje interesi prej 2,75 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është norma më e ulët e interesit e arritur për letrat me vlerë e Maqedonisë, si reflektim i besimit shumë të lartë te investuesit ndërkombëtarë për perspektivat e ekonomisë së Maqedonisë, si dhe kushtet e volitshme në tregun ndërkombëtar të kapitalit. Për krahasim, normat e interesit për pesë bondet e lëshuara paraprake lëvizin nga 3,975 dhe 9,875 për qind.

Kërkesa e invesitorëve për letrat me vlerë të Maqedonisë ishte në vlerë prej mbi 3,5 miliardë euro, gjegjësisht mbi 7 herë më e lartë nga oferta, që paraqet një nga dëshmitë më të fuqishme të besimit të investuesve në qëndrueshmërinë e ekonomisë së Maqedonisë dhe në perspektivat jashtëzakonisht pozitive të saj. Kërkesa e lartë mundësoi të arrihet normë interesi prej 2,75 për qind në nivel vjetor, gjegjësisht normë të kontributit prej 3 për qind.


Gjatë ditës së nesërme pritet konferencë për shtyp e Ministrit të Financave, Dragan Tevdovski në lidhje me ankandin e ri të letrave shtetërore me vlerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori