LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Turkmenistanit ua ndalon qytetarëve përdorimin e veturave të zeza, policia po i konfiskon në masë të madhe (Video)

Presidenti i Turkmenistanit ua ndalon qytetarëve përdorimin e veturave të zeza, policia po i konfiskon në masë të madhe (Video)

Këto ditë në Turkemistan ka hyrë në fuqi ligji, i cili të gjitha veturat e zeza i konsideron ilegale, dhe tashmë autoritetet kanë filluar t’i konfiskojnë të gjitha veturat me këtë ngjyrë.

Të gjithë ata shoferë që posedojnë veturë më ngjyrë të zezë rrezikohen të mbeten pa ato, të cilat policia po i dërgon në parkingje që janë në pronë të shtetit, transmeton Telegrafi.


Kjo tragjikomedi ka ndodhur pasi që presidenti i Turkemistanit, Gurbanguli Berdimuhamedovit i pëlqejnë vetura me ngjyrë të bardhë. Megjithatë, presidentit të këtij vendi i pëlqen të vozit Bugatti Veyron me ngjyrë të gjelbër, dhe konsiderohet si një lider i rreptë.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, banorët e kryeqytetit Ashgabat nëse dëshirojnë që vetura e tyre të mos konfiskohet, duhet të pajtohen që ajo të lyhet me ngjyrë të bardhë.

Qysh në vitin 2015 importimi i veturave të zeza në Turkemistan ka qenë i ndaluar, kurse qytetarët vazhdimisht këshilloheshin që t’i blejnë të bardha, pasi që sipas tyre “e bardha sjell fat”.

Berdimuhamedov kishte menduar që edhe gjithë kryeqytetin ta mbulojë me mermer, për ta realizuar ëndrrën e tij të një qyteti të bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori