LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: E rrezikshme për Kosovën, t’i thotë jo bashkësisë ndërkombëtare

O’Connell: E rrezikshme për Kosovën, t’i thotë jo bashkësisë ndërkombëtare

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë që për një shtet si Kosova është shumë e rrezikshme t’i thotë jo bashkësisë ndërkombëtare.

Gjatë një interviste në Info Magazine në Klan Kosova, O’Connell, rreth arsyes përse për Kosovën është bërë një Gjykatë Speciale, ka thënë që nga bashkësia ndërkombëtare ka pasur mosbesim që Kosova do t’i merr me seriozitet rastet me akuza të rënda.

“Kur keni raste si ai i zotit Lushtaku që si i burgosur del nga spitali e shkon në shtëpi, apo si ai i faljes së të dënuarve për vrasje të fëmijëve, ka pasur mosbesim që Kosova do të trajtojë me seriozitet këto akuza”.


Ambasadori i Britanisë gjithashtu foli për atë nëse bashkësia ndërkombëtare ka premtuar ndonjë përkrahje për Kosovën në këmbim të formimit të Speciales.

“Është përmendur UNESCO. Kosova nuk ka dështuar së anëtarësuari në UNESCO për shkak të mospërkrahjes sonë, sepse përkrahjen tonë e ka pasur. Por, kanë qenë dy ligjet që nuk janë respektuar e për këtë Kosova dështoi në UNESCO”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori