LAJMI I FUNDIT:

Kush është Michael Wolff, autor i “Zjarr dhe Stuhi”?

Kush është Michael Wolff, autor i “Zjarr dhe Stuhi”?

Libri i Michael Wolff me zbulime për Presidentin Donald Trump ka zënë vendin e parë në listën e bestsellerëve në “Amazon”. Por kush është personi pas këtij libri?

Autori i librit që po ndiqet më vëmendje në të gjithë botën, të shtunën është shprehur për BBC, se me gjasa libri i tij me zbulime, mund të shënojë edhe fundin e presidencës së Donald Trump.

Pasi ka punuar 40 vjet si gazetar, Michael Wolff bëhet brenda natës një njeri i famshëm me librin “Zjarr dhe Stuhi – Brenda Shtëpisë së Bardhë Trump”. Libri i tij tregon një Shtëpi të Bardhë disfunksionale nën qeverisjen e keqe të Donald Trump. Interesi për librin e tij është kaq i madh, saqë shtëpia botuese “Henry Holt & Co.” e nxuarr botimin më shpejt se pritej.


Kush është Michael Wolff?

64-vjeçari ka qenë gati i panjohur për peizazhin mediatik amerikan. Ka lindur në New Jersey dhe ka studiuar në Universitetin Columbia. Karrierën si gazetar ai e filloi në “New York Times” si asistent. Ai ka shkruar disa libra, ndër më të njohurit portreti ‘Moguli mediatik: Bota e Rupert Murdoch’. Edhe Murdoch ishte i pakënaqur, si Trump me prezantimin e portretit të tij. Të habit fakti që Trump i lejoi gazetarit të lëvizë lirisht nëpër Shtëpinë e Bardhë, të pyesë dhe të vëzhgojë. Sipas të dhënave të tij, Wolff ka intervistuar mbi 200 vetë.

Sa i besueshëm është Wolff?

Trump vërtet shpesh i ka emërtuar artikujt kritikë kundër tij si “Fake News”, por në rastin e Wolf edhe kolegët gazetarë kanë shtruar pyetjen, se sa vëmendje i kushton ky gazetar të vërtetës. Një artikull i njohur për të është shkruar nga Michelle Cottle. Në revistën politike “New Republic”, ajo shkroi se “vetë Wolff pranon se raportimi konvencional nuk është gjë për të. Ai thith më shumë atmosferën, thashetheme, qofshin këto në party apo në rrugë, sidomos në drekat e shtruara mirë”. Wolff megjithatë është nderuar dy herë me Çmimin ‘National Magazine’ të SHBA-së, njërin çmim për një seri të shkruar për luftën në Irak.

Trump e cilësoi gazetarin pas botimit të librit si ‘dështak total’. Sipas tij ai ka “shpikur histori për të shitur librin e tij të mërzitshëm dhe me gënjeshtar”. Libri është plotë zbulime që tërheqin vëmendjen. Madje disa nga komentet më të habitshme vijnë nga vetë Steve Bannon, kryestrategu i mëparshëm në Shtëpinë e Bardhë, që tani drejton sërish “Breitbart News”. /DW /

Në trend Botë

Më shumë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Një ditë më parë raportoi se Franca dhe Britania lejuan Ukrainën të përdorë raketat SCALP/Storm Shadow – tani Le Figaro e përditëson artikullin

Një ditë më parë raportoi se Franca dhe Britania lejuan Ukrainën të përdorë raketat SCALP/Storm Shadow – tani Le Figaro e përditëson artikullin

Evropa
Lista e ndihmave ushtarake për Ukrainën, top 10 shtetet që e ndihmuan në luftën kundër Rusisë

Lista e ndihmave ushtarake për Ukrainën, top 10 shtetet që e ndihmuan në luftën kundër Rusisë

Botë
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Azia
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori