Autori i librit që po ndiqet më vëmendje në të gjithë botën, Michael Wolff është shprehur për BBC, se me gjasë libri i tij me zbulime, mund të shënojë edhe fundin e presidencës së Donald Trump, shkruan agjencia Reuters.
Pasi ka punuar 40 vjet si gazetar, Michael Wolff bëhet brenda natës një njeri i famshëm me librin “Fire and Fury: Inside the Trump White House” (Zjarr dhe zemërim – brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit). Libri i tij tregon një Shtëpi të Bardhë disfunksionale nën qeverisjen e keqe të Donald Trump. Interesi për librin e tij është kaq i madh, saqë shtëpia botuese, Henry Holt dhe Company e nxorri botimin më shpejt se pritej, të premten.
Kush është Michael Wolff?
64 vjeçari ka qenë gati i panjohur për peizazhin mediatik amerikan. Wolff ka lindur në New Jersey dhe ka studiuar në Universitetin Columbia. Karrierën si gazetar ai e filloi në New York Times si asistent.
Ai ka shkruar disa libra, ndër më të njohurit portreti “Moguli mediatik: Bota e Rupert Murdoch”. Edhe Murdoch ishte i pakënaqur, si Trump me prezantimin e portretit të tij. Të habit fakti që Trump i lejoi gazetarit të lëvizë lirisht nëpër Shtëpinë e Bardhë, të pyesë dhe të vëzhgojë. Sipas të dhënave të tij, Wolff ka intervistuar mbi 200 vetë.
Sa i besueshëm është Wolff?
Trump vërtet shpesh i ka emërtuar artikujt kritikë kundër tij si „fake news”, por në rastin e Wolf edhe kolegët gazetarë kanë shtruar pyetjen, se sa vëmendje i kushton ky gazetar të vërtetës. Një artikull i njohur për të është shkruar nga Michelle Cottle.
Në revistën politike “New Republic” ajo shkroi se “vetë Wolff pranon se raportimi konvencional nuk është gjë për të. Ai thith më shumë atmosferën, thashetheme, qofshin këto në party apo në rrugë, sidomos në drekat e shtruara mirë”.
Wolff megjithatë është nderuar dy herë me Çmimin National Magazine të SHBA, njërin çmim për një seri të shkruar për luftën në Irak.
Trump e cilësoi gazetarin pas botimit të librit si “dështak total”. Sipas tij ai ka „shpikur histori për të shitur librin e tij të mërzitshëm dhe me gënjeshtra”. “Fire and Fury” është plot zbulime që tërheqin vëmendjen. Madje disa nga komentet më të habitshme vijnë nga vetë Steve Bannon, kryestrategu i mëparshëm në Shtëpinë e Bardhë, që tani drejton sërish “Breitbart News”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli liron 200 të burgosur palestinezë - disa ishin në burg që nga viti 1985
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Dorëzohet xhandarmëria serbe, fermerët lejohen të protestojnë në Novi Sad
Trump komenton sjelljet e çuditshme dhe përshëndetjet naziste të Musk
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova