LAJMI I FUNDIT:

Steve Bannon: Trump ka luajtur mendsh

Steve Bannon: Trump ka luajtur mendsh

Një tradhti. “Një takim tradhtar dhe antipatriotik. Një m… i shëmtuar”. Steve Bannon flet pa dorëza, ish “Rasputini” i Donald Trump, që në gusht u dëbua nga Shtëpia e Bardhë. Bannon ka folur në lidhje me hetimin e famshëm të “Russiagate”. Më konkretisht, për takimin e qershorit 2016 të djalit të Presidentit, Donald Jr., dhëndrit Jared Kushner dhe bashkëpunëtorëve të presidentit të ardhshëm, me të dërguarit e Kremlinit, të cilët premtonin lajme njollosëse për Hillary Clintonin.

Dhe Bannon ofron parashikime shumë të zymta mbi ndikimin e hetimit, në lidhje me ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e fundit. “Do ta shtypin Donald Jr. si një vezë”, thotë në lidhje me djalin e madh të Presidentit. “Hetimi po lëviz në binarët e riciklimit të parave të pista”, shpjegon ai. Dhe më tej, bën ironi për qasjen e butë të Shtëpisë së Bardhë: “Rrinë ulur në plazh, duke shpresuar të ndalin një uragan të kategorisë 5”.

Këto pohime-bombë të Bannon mbi “Rusiagate” gjenden në një libër mbi Shtëpinë e Bardhë të Trumpit, shkruar nga Michael Wolff, me titull “Zjarr dhe tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Donald Trumpit”. Libri ka shkaktuar një tërmet. Editorialist, biograf i Murdoch, ekspert i marrëdhënieve mes medies dhe politikës, Wolff ka intervistuar për vëllimin e tij 200 persona, përfshirë vetë presidentin.


Ka rrëfyer për ambiciet presidenciale të Ivankës. Ka përshkruar anën “fëmijërore” të Trumpit, me cektësinë e tij sistematike. Por kanë qenë deklaratat e Bannon mbi “tradhtinë e Donald Jr. – botuar nga e përditshmja britanike The Guardian – që kanë bezdisur Trumpin. I cili dje e ka kundërsulmuar menjëherë, duke hapur një duel politik. “Bannon nuk ka fare të bëjë me mua dhe presidencën time. Ka humbur jo vetëm vendin e punës, por edhe mendjen”, ka thënë ai në një deklaratë, duke akuzuar ish krahun e djathtë se përhap lajme të rreme si dhe për paudhësi të tjera, duke hapur me të një përplasje frontale, e cila mund të ketë pasoja politike.

I lindur në vitin 1953, ish bankier i “Goldman Sachs”, gazetar, drejtues politik dhe nacionalist i thekur, Bannon kish qenë vendimtar për fitoren e Trumpit edhe pse dje Presidenti u përpoq të minimizonte rolin e tij. Në Shtëpinë e Bardhë ishte kurorëzuar Krye-Strateg dhe shihej gjithmonë në Studion Ovale. Por më pas pozicionet e tij ekstreme, një rivalitet i hapur me Ivankan dhe Kushnerin dhe ardhja e gjeneralit John Kelly, e detyruan që të largohet.

I rikthyer tek “Breitbart News”, portali i të djathtës që kishte drejtuar prej vitesh, vazhdoi të mbështesë grupet më nacionalistë. Ishte mbështetës i kandidaturës së pafat në Alabama të Roy Moore, gjykatësi republikan, racist dhe me një dobësi për vajzat e mitura.

Pavarësisht figurës së keqe të bërë në Alabama, Bannon vazhdon të bëjë të flitet për të. Dhe në bisedën me Wolff sulmon enturazhin e Trumpit. Duke iu referuar gjithmonë takimit të qershorit 2016, thotë “Po si? Mendonin vërtetë ata tre bashkëpunëtorët më të ngushtë të Trumpit (Donald Jr., Kushner dhe Manafort) që ishte ide e mirë, të takoje një qeveri të huaj në kullën Trump, pa pasur as edhe një avokat? Duhej të lajmëronin menjëherë FBI-në dhe ta organizonin takimin në një motel në New Hampshire, si dhe të dërgonin përfaqësuesit ligjor…”.

Hetimi për ndërhyrjet ruse i është besuar prej muajit maj prokurorit special, Robert Mueller, që ka shtyrë tashmë gjykimin për katër bashkëpunëtorë të Trumpit.

Libri i Wolff përmban edhe një seri komentesh për Trumpin, sigurisht jo lëvdues, të bërë nga personazhe me peshë, e madje edhe nga disa aleatë të tij. “Është një idiot m…”, i kish thënë Rupert Murdoch, pas një takimi me Trumpin në dhjetor 2016, bashkë me një seri ndërmarrësish, në lidhje me temën e imigrimit. /Bota.al

Në trend Botë

Më shumë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Së shpejti mund të jeni në gjendje të udhëtoni nëpër Evropë me një biletë të vetme treni

Së shpejti mund të jeni në gjendje të udhëtoni nëpër Evropë me një biletë të vetme treni

Evropa
Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk

Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk

Botë
Luani e sulmoi keq një burrë në Pakistan, pasi ky i fundit u përpoq të bënte një

Luani e sulmoi keq një burrë në Pakistan, pasi ky i fundit u përpoq të bënte një "selfie" me bishën

Botë
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Azia
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori