LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili njofton për masat dhe vënien e rregullit në transportin e kufomave

Ministri Ismaili njofton për masat dhe vënien e rregullit në transportin e kufomave
Uran Ismaili (Foto: Telegrafi)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se kanë nisur të gjitha masat ligjore që do të merren me rastin e raportuar në media rreth “Pazarit me Kufoma” të ndodhur në QKUK.

Përmes një postimi në Facebook, ministri thotë se rasti është proceduar edhe në komisionin disiplinor, derisa ka përgëzuar menaxhmentin e QKUK’së për reagimin e shpejtë në këtë situatë. Ismaili është zotuar se nuk do të ketë vend për ata që nuk e respektojnë ligjin dhe rendin.

Postimi i Uran Ismailit:


E përgëzoj menaxhmentin e QKUK-së për reagimin e shpejt dhe marrjen masave konkrete rreth raportimeve në media lidhur me pretendimet për “Pazarin me kufoma”.

Tashmë kanë nisur të gjitha masat ligjore në lidhje me rastin dhe ndaj të përfshirëve në të, duke u proceduar në komision disiplinor.

Është mbajtur një takim nga menaxhmenti i SHSKUK-së me shtatë kompanitë që transportojnë kufomat nga murgu i QKUK-së, të cilat janë të licencuara nga MTI-ja.

Këto kompani janë obliguar të gjitha që ditën e martë t’i sjellin dëshmitë për licencat e tyre të lëshuara nga ky institucion. Është vendosur që meqë janë shtatë kompani të licencuara, secila të ketë nga një ditë të javës, me vetëm një numër kontaktues dhe parking të rezervuar.

Sektori i shëndetësisë ka probleme të mëdha, por vullneti ynë është më i madh se pengesat.

Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për njerëz profesionistë, të ndërgjegjshëm dhe të cilët, mbi të gjitha, respektojnë punën dhe ligjin. Të tjerët nuk do të kenë vend aty.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori