LAJMI I FUNDIT:

Pas pushimit për festat, Mijallkov dhe Jankullovska përsëri në gjykatë

Pas pushimit për festat, Mijallkov dhe Jankullovska përsëri në gjykatë

Pas pushimit të festave të fundvitit, nga mesi i muajit janar në Gjykatën Penale do të vazhdojë seanca për lëndët e PSP-së në të cilat të akuzuar janë ish funksionarë të lartë të OBRM-PDUKM-së.

Kështu, më 17 janar në bankën e të akuzuarve do të ulen ish ministrja e punëve të brendëshme Gordana Jankullovska, ish kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski dhe gjashtë të akuzuar tjerë për përgjimet e paligjshme në lëndën “Fortesa-Shënjestra”.

Për lëndën në fjalë deri më tani është mbajtur vetëm një seancë e cila është shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve të mbrojtjes. Ky rast do të ketë rifillim të plotë pasi që gjykatësja e deritanishme e lëndës, Lenka Davitkova me ndarjen e re të orareve është vendosur në repartin për krim të organizuar për vepra penale të të miturve./Telegrafi/