LAJMI I FUNDIT:

“Askush nuk mund të dalë në mbrojtje të një gjykatësi që ka shkelur ligjin”

“Askush nuk mund të dalë në mbrojtje të një gjykatësi që ka shkelur ligjin”

Kryetari i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Zoran Karaxhovski në konferencën e sotme për shtyp tha se do të jenë të përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës për gjykatësit dhe punonjësit tjerë nëpër gjykata, për rritjen e pagave të tyre, sepse siç tha ai, pagat e gjykatësve gjatë dy viteve të kaluara janë më të ulta në Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se në Këshillin gjyqësor kanë pranuar raportin e grupit të punës pranë Ministrisë së Drejtësisë për kontroll të sistemit AKMIS nëpër gjykata dhe në lidhje me këtë tha se për Këshillin është e diskutueshme nëse raporti duhet të ketë shenjën “e klasifikuar.

Sipas Karaxhovskit, Këshilli gjyqësor akoma nuk ka qëndrim zyrtar në lidhje me raportin për sistemin AKMIS sepse jo ë gjithë anëtarët e Këshillit kanë certifikata të sigurisë për ta lexuar atë, duke shtuar se në raportin për sistemin AKMIS nuk ka shembuj konkret me lëndë dhe se ai raport mund të shërbejë si bazë për kontroll më thelbësor të këtij sistemi.


“Askush nuk mund personalisht të dalë në mbrojtje të një gjykatësi që ka shkelur ligjin. Nevojitet analizë gjithpërfshirëse dhe gjetja e gjykatësve që kanë problem me integritetin e tyre dhe kanë shkelur ligjin”, tha Karaxhovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori