LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga aksidenti i djeshëm në rrugën Kërçovë – Makedonski Brod, ku humbi jetën foshnje tremuajshe

Detaje nga aksidenti i djeshëm në rrugën Kërçovë – Makedonski Brod, ku humbi jetën foshnje tremuajshe
Foto: Ilustrim

Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Kërçovë janë mbledhur gjurmë nga vendi i aksidentit që ka ndodhur dje në rrugën Kërçovë-Makedonski Brod në të cilën e ka humbur jetën një foshnje tremuajshe. Do të bëhet ekspertiza e tyre, si dhe ekspertiza teknike në trafik për vërtetimin e rrethanave për ngjarjen, kumtoi PPRM-ja.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën magjistrale Kërçovë-Makedonski Brod në të cilën e ka humbur jetën një foshnje tremuajshe, ndërsa pesë persona kanë marë lëndime të rënda.

Humb jetën foshnja tremuajshe në aksidentin që ndodhi në rrugën Kërçovë – Makedonski Brod
Lexo po ashtu Humb jetën foshnja tremuajshe në aksidentin që ndodhi në rrugën Kërçovë – Makedonski Brod

Menjëherë pas aksidentit, prokurori publik në kujdestari nga PTHP Kërçovë dhe ekipi mbikëqyrës nga MPB-ja kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes.


Siç thuhet në kumtesën e Prokurorisë, sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur shoferi i veturës “Golf’ me targa të Ohrit që ka lëvizur nga Makedonski Brod drejt Kërçovës, ka tentuar të tejkalojë automjetin transportues – me tërheqje “TAV” me targa të Kërçovës. Gjatë tejkalimit, vetura “Golf” është përplasur në automjetin motorik “Alfa Romeo” me targa të Sllovenisë, që vinte nga ana e kundërt.

Në vendin e ngjarjes nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë foshnja tremuajshe. Udhëtarët e dy automjeteve, me lëndime të rënda trupore janë transferuar në institucionet mjekësore për dhënien e ndihmës mjekësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori