LAJMI I FUNDIT:

Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale shfuqizohet gjatë këtij muaji

Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale shfuqizohet gjatë këtij muaji

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj tha për Radio Dukagjinin se në muajin janar do të përfundojë çështja rreth shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën.

Madje, ai tha se edhe disa deputetë të LDK-së do ta mbështesin një vendim të tillë.

“Po them se do të bëhet kuorumi dhe pres që brenda muajit do të përfundohet kjo çështje. Kemi biseduar me secilin deputet, kemi deputet edhe në LDK që në minimum do të abstenojnë, nëse nuk votojnë pro… Ka njerëz në LDK që do të abstenojnë dhe ka edhe të atillë që do të votojnë pro. Ka ndodhur një keqkuptim, atë natë kur u thirr mbledhja e kryesisë kanë pasur të votojnë 7 deputetë të LDK-së që do të votonin pro”, u shpreh Haradinaj.


Ai tha se po bëhet shumë pompozitet dhe se krijohet një frikë e panevojshme, pasi sipas tij, edhe ndërkombëtarët do të ndërrojnë qëndrim për Gjykatën Speciale pasi që Kuvendi ta shfuqizojë Specialen.

“Po bëhet shumë pompozitet, mendoj që po shpallet një frikë e panevojshme në popullatë. Është frikë e panevojshme pa marrë parasysh a thotë Amerika, ata kanë detyrën e tyre për të thënë ashtu. Ju siç e dini, Amerika dhe Anglia edhe kur e kemi fillua luftën na kanë quajtur harbut, kaçak, irredentistë dhe në fund na kanë përkrahur e ndihen krenar. Kështu që ata do të ndërrojnë qëndrim në momentin që na shohin se jemi të vendosur dhe për këtë jemi të bindur”, tha më tutje Haradinaj.

Ai tha se shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk është “thikë pas shpine” për ndërkombëtarët.

I pyetur se çka do të ndodhë nëse nuk votohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ai tha “Do të votohet. Do të votohet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme

"Me të lyer me benzinë dhe me të djegë", gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë: Reagon AGK

Lajme
Të nxitura nga

Të nxitura nga "sfida" në "TikTok", shkon në numri 19 nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se lënduan duart me teh të mprehëseve të lapsave

Lajme
Kalo në kategori