LAJMI I FUNDIT:

Pesë të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit prej sot kërkohen edhe nga INTERPOLI (Foto)

Pesë të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit prej sot kërkohen edhe nga INTERPOLI (Foto)

Prokuroria për Krim të Organizuar fletarrestet për pesë të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, të përkthyera i ka dorëzuar edhe në INTERPOL.

Prej sot me fletarrest ndërkombëtar do të kërkohen Nikolla Mitrevski – Kolo, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Mlladen Dodeski, Dean Davidovski dhe Mitre Pitropovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fletarrestet tanimë janë publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa këto pesë persona janë pjesë e grupit të të dyshuarve për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.


Për më shumë se dhjetë ditë është pritur që Prokuroria t’i përkthejë fletarrestet që t’i dërgojë në INTERPOL./Telegrafi/