LAJMI I FUNDIT:

Selimi: ‘Vetëvendosja’ do të votojë pro shfuqizimit të Speciales

Selimi: ‘Vetëvendosja’ do të votojë pro shfuqizimit të Speciales

Lëvizja “Vetëvendosje” do të votojë pro shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kështu ka bërë të ditur gjatë një interviste për gazetën “Zëri” deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi.

Mirëpo, ani pse lëvizja “Vetëvendosje” ka vendosur ta përkrahë zhbërjen e kësaj gjykate, ata javë më parë nuk morën pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e thirrur pikërisht për këtë çështje, për të cilën Selimi ka thënë se mbi 40 nënshkrime të deputetëve janë më të rëndësishme sesa mbledhja e Kryesisë (qoftë edhe pa kuorum) për ta thirrur seancën.


Selimi tha se nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale do të duhej ta merrte Qeveria ose presidenti, por, sipas tij, ata po shfrytëzojnë “individë” e rrugë të tjera për këtë gjë.

Selimi tha se vota pro e lëvizjes “Vetëvendosje” për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk po bëhet për mbrojtjen e individëve të caktuar, por për qytetarët e Kosovës.

Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e Speciales ka ardhur më 22 dhjetor të vitit që lamë pas nga 43 deputetë të partive në pushtet (të cilët kishin mbledhur nënshkrimet e tyre).

Pavarësisht kësaj, seanca ende nuk është caktuar pasi më 22 dhjetor Kryesia kishte dështuar ta mbajë mbledhjen pas dështimit dy herë radhazi, ndërkohë që Kuvendi është akoma në pushim (deri më 15 janar).  /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori