LAJMI I FUNDIT:

Shtohen vizitat për ndihmë mjekësore në Kozle

Shtohen vizitat për ndihmë mjekësore në Kozle

Në Klinikën për pulmologji në Kozle për çdo natë ndihmë mjekësore kanë kërkuar mbi 100 fëmijë.

Një pjesë e tyre janë ndalur për mjekim spitalor. Drejtuesit e kësaj klinike thonë se pneumonia, bronkiti dhe kollitjet e shpeshtuara të shoqëruara me kollitje, temperaturë, infeksione dhe ndezje të organeve të larta respiratore janë komplikimet më të theksuara të cilat diagnostikohen nga mjekët.

“Për momentin janë hospitalizuar gjithsej 90 fëmijë dhe 60 nëna. Spitali në Kozle ka kapacitete të mjaftueshme për të pranuar edhe pacientë të tjerë. Të gjithë fëmijët e pranuar tani janë normalizuar, e marrin terapinë e nevojshme dhe janë nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa ne si mjekë përpiqemi që sa më parë ata t’i rikuperojmë dhe t’i transferojmë në spitalin ditor ose në mjekim shtëpiak”,- deklaroi drejtori i Klinikës së Fëmijëve në Kozle, Angellço Andonovski./TVM/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori