Kosova gjatë 2017-së nuk ka përjetuar ndonjë sukses apo të arritur në aspektin politik, me të cilin mund të mburret. Përkundrazi, analistët thonë se ky ka qenë një vit i ngecjes, në të gjitha aspektet.
Analisti Imer Mushkolaj, thotë për KosovaPress se viti 2017 ka qenë vit i ngecjes dhe vit i vendnumërimit, për të gjitha proceset në Kosovë, duke filluar prej proceseve politike, për të vazhduar pastaj edhe me proceset e zhvillimit ekonomik, por dhe me çështjet tjera.
Ndërsa thotë se në vend se të ketë përparim, të paktën në njërën prej këtyre fushave, ka pasur regres.
“… Nëse bëjmë një bilanc se çfarë është arritur në Kosovë, ose çfarë ka shkuar përpara në Kosovë, fatkeqësisht nuk ka shkuar asgjë, as në kuptimin politik, e as në kuptimet e zhvillimeve në fushat tjera. Zhvillimi ekonomik është aty ku ka qenë. Papunësia është aty ku ka qenë. Po ashtu sa i përket integrimeve evropiane, nuk është bërë asnjë hap sado i vogël përpara. Çështja e liberalizimit të vizave mbetet po aty ku ka qenë, e kështu me radhë. Nuk kemi zhvillime as në fusha tjera të rëndësishme si arsim e shëndetësi. Kështu që është një vit i humbur, për të cilin përgjegjësit kryesor janë politikanët. Ku më shumë se gjashtë muaj na i kanë humbur me zgjedhje, me idenë që Qeveria paraprake, ose përfaqësuesit politik, që kanë qenë pjesë e asaj qeverie, nuk kanë mundur të marrin vendime të mëdha. Ndërkohë që pikërisht këto vendime të mëdha po i bllokojnë dhe këtë qeveri dhe po shkaktojnë probleme, të cilat tash e tri vjet qytetarët e Kosovës, janë ngopur duke i parë”, tha Mushkolaj.
Ai tha se vet mënyra si është formuar ky koalicion qeveritar, nuk është se ka premtuar ndonjë qasje të re në qeverisje, pasi që qëllimi i vetëm i tyre, ka qenë ardhja në pushtet.
“Qëllimi kryesor i këtyre njerëzve ka qenë që të vijnë në pushtet. Respektivisht ata që kanë qenë të vazhdojnë të jenë në pushtet, pavarësisht çmimit që qytetarët e Kosovës, duhet ta paguajnë. E këtë çmim qytetarët e Kosovës janë duke e paguar. Ne kemi parë disa veprime të kryeministrit, që kanë qenë sipas meje shumica prej tyre, të pastudiuara mirë. Kanë qenë veprime ad-hoc, veprime populliste, të cilat më shumë e kanë komplikuar situatën, se sa e kanë zgjidhur, ndonjë çështje. Dhe tash ende jemi në një situatë bllokimi. Për shkak se Kosova nuk ka bërë hapa përpara. Dhe ato vendime të mëdha, të cilat janë përmend që duhet të merren, e nuk po merren, ne nuk po i shohim që nuk po merren as tash”, tha ai.
Edhe analisti politik Belul Beqaj thekson se ky nuk ishte një vetëm vit i stagnimit, por edhe degradimit.
“Nuk besoj që mund të themi se ka qenë vit i stagnimit. Për faktin se kemi pasur disa procese degraduese dhe retarduese. Unë mendoj që gjithsesi në disa segmente kemi pasur ndoshta ndryshime pozitive. Por në shumë segmente tjera ka qenë të natyrës degraduese. Posaçërisht në fazën kur janë krijuar institucionet, të cilat nuk kanë qenë në funksion të përmirësimit të klimës së përgjithshme të politikë bërjes. Por përkundrazi ishte ajo fazë e ndërtimit të institucioneve keq qeverisëse. Ne kemi thjeshtë degradim të përgjithshëm, në jetën tonë të përditshme. Kemi në arsim, në shëndetësi dhe nëse në këto shtylla ka dështime eklatante nuk mund të themi se ka qenë stagnim. Përkundrazi mendoj se ka qenë një degradim”, tha ai.
Beqaj thotë se koalicionet u bënë për interesa të ndërsjella, të cilat ndërlidhen me partinë, e cila me çdo kusht ka dëshiruar të mbetet në pushtet dhe se nuk mund të shpresojmë, se ato do të jenë në funksion të interesave të mirëfillta të qytetarëve.
“Ndoshta do të lëviz gurët pak aktivizimi i Gjykatës Ndërkombëtare. Por në vet faktin se kanë dështuar segmentet e drejtësisë brenda Kosovës, brenda EULEX-it atëherë po krijohet një përshtypje se dhe gjykata ndërkombëtare, do ta ndjek rrugën e dështimit të segmenteve të caktuara të drejtësisë. Nëse eventualisht ndodhin disa ndryshime në kuptimin e largimit të personave, të cilët janë pak a shumë faktor kyç, pse Kosova është zënë peng nga veprimet e tyre politike. Atëherë mund të shpresojmë se gradualisht do të filloj një këndellje e politikë bërjes së mirëfillte në Kosovë. Por kjo nënkupton dhe nevojën imediate, të zgjimit të pro aktivitetit qytetar i cili është zënë gjithashtu peng nga mos bërja politike, në dëm të tyre dhe aktivizimi qytetar besoj se do të jetë në funksion të ndryshimeve pozitive”, thotë ai.
Ndryshe, në ditën kur Kuvendi shkonte në pushim u tentua për caktimin e një seance të jashtëzakonshme ku pikë e rendit të ditës do të ishte shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Kjo kërkesë e deputetëve u kritikua ashpër nga ambasadorët e shteteve të fuqishme të botës të akredituar në Kosovë, duke thënë se ky vendim do ta kthente Kosovën në vitin 1999. Megjithatë kërkesa e nënshkruar nga 43 deputetë mbetet ende në fuqi dhe pritet që ajo të shqyrtohet në ndonjërën nga mbledhjet e Kryesisë pas pushimit dimëror. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025