LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: 2018 është vit vendimtar, na priftë e mbara

Ahmeti: 2018 është vit vendimtar, na priftë e mbara

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, me rastin e ndërrimit të moteve i uron të gjithë qytetarëve të Maqedonisë shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2018.

“Kam nderin e veçantë që të uroj gjithësecilin nga ju dhe familjet e juaja të nderuara me uratat më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2018”, tha Ahmeti në urimin e tij duke shtuar se viti 2018 është vit vendimtar dhe shumë i rëndësishëm për Maqedoninë dhe vendet e Evropës Juglindore.

“Viti 2018 le të na sjell gjithashtu një strategji afirmative, shpresëdhënëse dhe konkrete të zgjërimit nga Komisioni Evropian, raport pozitiv për përparimin me rekomandim pa kushtëzime dhe datë për fillim të negociatave, por edhe më me rëndësi, ftesë për anëtarësim në NATO”, thotë Ahmeti në urimin e Vitit të Ri.


Ai bën apel për bashkim dhe plotësimin siç duhet të detyrave të shtëpisë pa asnjë vonesë dhe në dialog konstruktiv dhe miqësor me fqinjët. “Prandaj, t’i përvjelim krahët dhe t’i dalim zot këtij përcaktimi. Gëzuar e na priftë e mbara!” e përfundon urimin e tij lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori