LAJMI I FUNDIT:

34 seanca gjyqësore për lëndë të PSP-së gjatë muajve janar dhe shkurt (Foto)

34 seanca gjyqësore për lëndë të PSP-së gjatë muajve janar dhe shkurt (Foto)

Prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike do të kenë orar të mbushur pune gjatë vitit 2018. Vetëm gjatë dy muajve të fundit të vitit të ri, prokurorët duhet të paraqiten në gjithsej 34 seanca gjyqësore për mjetet e tyre, 12 në janar dhe 22 në shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sezonin” e gjykimeve në vitin 2018 e hap lënda e përgjimeve joligjore, e njohur si “Fortesa-Shënjestra” më 17 janar. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-shefi i kabinetit të Mijallkov, Toni Jakimovski, si dhe të arratisurit, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.

Katër seanca në janar janë caktuar për rastin “Transportuesi”,lëndë e cila ka të bëjë me keqpërdorimin e transportit të udhëtarëve në Manastir.


Më 26 janar është caktuar vazhdimi i seancës për rastin “Tarifa”, në të cilin janë të akuzuar tre persona për blerje joligjore të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM.

Më 30 janar janë caktuar 3 seanca gjyqësore për lëndë të SPS-së. Do të jetë fillimi i lëndës “Tanku” i SPS-së, në lidhje me veturën ekstra-luksoze “Mercedes”, ku të akuzuar janë Gordana Jankullovska, Gjoko Popovski dhe Nikolla Gruevski. Ditën e njejtë fillon edhe rasti “Toplik” ku të akuzuar janë ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe pesë persona tjerë për shitje joligjore të një parcele në Sopisht. Rasti “Trust” poashtu ka seancë gjatë kësaj dite.

Rasti “Dhuna”, ku i akuzuar kryesor është ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka seancë të caktuar më 2 shkurt. Më 5 shkurt do të jetë seanca për rastin “Thesari”, ku të akuzuar janë Sasho Mijallkov, Goran Grujevski, për të cilin pritet vendimi për ekstradim nga Greqia dhe Toni Jakimovski, si dhe ndihmës-ministri i MPB-së, Nebojsha Stankoviq, për keqpërdorim të buxhetit shtetëror për blerje të pajisjeve në Drejtorinë e pestë për përfitime personale.

Më 6 shkurt do të jetë seanca gjyqësore për rastin “Sopot”, të cilin e morri përsipër dhe e përfaqëson PSP-ja. Në seancën paraprake dëshmitar ishte Bajram Ramadani, dëshmi mbi të cilën bazohet vendimi për aktakuzën e rastit. Gazetari dhe afaristi Dragan Pavlloviq-Llatas sërish vjen në gjykatë më 9 shkurt për lëndën “Totall”, që ka të bëjë fshehje të tatimit, ku seanca e kaluar u anulua për shkak se i akuzuari kërkoi incizim video dhe audio të procesit gjyqësor.

Procesi gjyqësor për rastin “Trajektorja” vazhdon më 14 shkurt. Pesë ditë më vonë është caktuar seanca për rastin “Treqind”, në të cilin i akuzuari i vetëm është ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski për blerje joligjore të 300 automjeteve për policinë.Ditën e njejtë do të gjykohet edhe i akuzuari i shtatë për rastin “Dhuna”, Dimçe Kërstev.

Për ish-kryeministrin e vendit, Gruevski viti fillon me 3 nga 5 akuzat kundër tij pasi që nuk janë caktuar seanca për rastet “Titanik”, që ka të bëjë me mashtrime gjatë zgjedhjeve dhe “TNT”, për kompleksin banesor “Kosmos”.

Një pjesë e proceseve gjyqësore të nisura nga PSP do të kenë fillim të ri. Kryetari i ri i Gjykatës Penale, Ivan Xholev emëroi 7 gjykatës të ri nga gjithsej 8 në Departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion të cilët do të jenë gjykatës të lëndëve :Fortesa=Shënjestra”, “Transportuesi”, “Tarifa”, “Treqind”, “Dhuna” dhe “Trajektorja”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Lajme
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori