LAJMI I FUNDIT:

Fatime e Bajram, dy emrat më të shpeshtë në Kosovë

Fatime e Bajram, dy emrat më të shpeshtë në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Emrat dhe mbiemrat në Kosovë”.  Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë së Kosovës, i kryer në vitin 2011.

Një raport i tillë publikohet për herë të parë nga ASK-ja.


Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2011, numri i emrave të ndryshëm është gjithsej 68 122 emra, ndërsa numri i mbiemrave të ndryshëm në Kosove është gjithsej 26 557 mbiemra.

Sa i përket shpërndarjes së emrave në Kosovë, emri më i gjatë (më së shumti shkronja) ishte ai Ismailqemail me gjithsej 13 shkronja dhe Mirandolinda me gjithsej 12 shkronja, ndërsa emri me i shkurtër ishte me vetëm dy shkronja: Al ose Ad

Ndërsa, nëse i shikojmë emrat sipas shkronjës së parë, sipas alfabetit, më së shumti emra fillojnë me shkronjën A ndërsa më së paku me shkronjën C. Gjithsej 8 026 emra fillojnë me shkronjën A, ndërsa gjithsej 407 emra fillojnë me shkronjën C.

Emri më i përbashkët (shpeshtë) te femrat në Kosovë ishte emri Fatime me gjithsej 8 626 persona, ndërsa emri më i përbashkët te meshkujt ishte Bajram.

Sa i përket mbiemrave, Krasniqi është mbiemri më i përbashkët (shpeshtë) në Kosovë me më shumë se 58 199 persona, që mbanin këtë mbiemër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori