LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, deri 15 mijë ankesa në vit dorëzohen në Gjykatën Administrative

Maqedoni, deri 15 mijë ankesa në vit dorëzohen në Gjykatën Administrative

Sipas vlerësimeve në shtet ka rreth 100 mijë lëndë gjyqësore vjetore, në të cilat veprohet mbi bazë të kërkesës administrative nga qytetarët në disa institucione.

Kundër këtyre vendimeve janë dorëzuar mesatarisht 12 mijë deri 13 mijë ankesa, thuhet në raportin e punës së komisionit të shkallës së dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky raport është pjesë e projektit “Ndjekja e drejtësisë administrative” e Qendrës për menaxhim me ndryshime.

Në raport thuhet se në Gjykatës Administrative çdo vit dorëzohen mes 13 mijë deri 15 mijë ankesa të reja.

Ndërsa komisionet në shumicën e rasteve respektojnë afatet ligjore prej 30-60 ditë./Telegrafi/