LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, huamarrja me letra shtetërore me vlerë në vitin 2018 do të arrijë 5.454 miliardë denarë

Maqedoni, huamarrja me letra shtetërore me vlerë në vitin 2018 do të arrijë 5.454 miliardë denarë

Vlera maksimale e nivelit të huamarrjes me dhënien e letrave shtetërore me vlerë në tregun vendor financiare në vitin 2018 do të arrijë 5.454 miliardë denarë, vendosi Qeveria në seancën e sotme.

Dhënia e letrave shtetërore me vlerë kryhet në pajtim me Kalendarin për emisionet e planifikuara të letrave shtetërore me vlerë të cilin e konfirmon dhe e publikon Ministria e Financave në fillim të periudhës për të cilën ka të bëjë, në pajtim me Buxhetin për vitin 2018 dhe në bazë të Ligjit për borxhin publik.