Mediumi më i madh botëror për financa Bloomberg, në javën e fundit të këtij viti ka publikuar aktivet me performancën më të mirë e më të keqe për vitin 2017, përfshirë titujt e kapitalit, borxhit, lëndët e para si dhe valutat, shkruan Scan.
Ndër valutat me performancën më të mirë, Bloomberg ka renditur edhe lekun, që ka shtuar rreth 14.5 për qind kundrejt dollarit amerikan. Vendin e parë e zë valuta e Mozambikut, ndërsa euro renditet në vendin e 8-të, pasi ka marrë vrull këtë vit me pritshmëritë për lajmërimin e përfundimit të programit lehtësues nga Banka Qendrore Evropiane. Valuta e Uzbekistanit ndërkohë ka pasur performancën më të keqe krahasuar me dollarin amerikan.
Përgjithësisht, aktivet me risk të lartë kanë pasur performancë të mirë, kryesisht aksionet, titujt e borxhit në tregjet në zhvillim dhe borxhin koorporativ. Megjithatë, kjo nuk është asgjë krahasuar me kriptovalutat, me Bitcoin që është rritur me 1,700 për qind, ndërsa monedha të tjera rivale si Ethereum dhe Litecoin kanë shtuar mbi 6,000 për qind të vlerës.
Indeksi i titujve të kapitalit në Ukrainë është rritur me 80 për qind, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi gjatë muajit maj se pret një rimëkëmbje të ekonomisë, gjë që solli optimizëm te investitorët. Këta të fundit i janë drejtuar tregjeve në zhvillim këtë vit, në kërkim të kthimeve më të larta.
Megjithatë, viti nuk ka qenë aq pozitiv për Katarin dhe Pakistanin, indekset e të cilave kanë rënë me 16.5 për qind përkatësisht 22 për qind. Vendi i Gjirit Persik ka qenë në disavantazh prej shkëputjes së lidhjeve diplomatike e të transportit nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Bahreini dhe Egjipti. Në tregun e titujve të borxhit, Greqia dhe Argjentina kanë pasur performancën më të mirë, ndërsa Japonia dhe Venezuela renditen nga fundi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?