LAJMI I FUNDIT:

Publikohet promoja e episodit festiv të “O Sa Mirë” (Video)

Publikohet promoja e episodit festiv të “O Sa Mirë” (Video)

Seriali “O Sa Mirë” po vazhdon të shfaqet me sukses në ekranet televizive.

Tashmë edicioni festiv i serialit është xhiruar dhe një video e shkurtër është publikuar në YouTube.

Telegrafi merr vesh se episodi i radhës është xhiruar në qytetin piktoresk të Mavrovës dhe se do të ketë shumë befasi.


Episodi i 123 do të shfaqet në mbrëmjen e ndërrimit të motmoteve më 31 dhjetor në ora 21:00.

Pos dozës së humorit që do ta sjellin aktorët, do të ketë edhe atmosferë muzikore.

Se ky episod do jetë i veçantë, vërehet edhe nga vetë promoja, të cilët ju ftojmë ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/

https://youtu.be/qCjOb0vlqUQ