LAJMI I FUNDIT:

KDI: 61.5% e të rinjve mendojnë se gjërat në vend nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur

KDI: 61.5% e të rinjve mendojnë se gjërat në vend nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kryer hulumtimin e dytë të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 18 deri 22 vjeçare lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike.

Nëpërmjet një konference për media, sot është bërë publikimi i të gjeturave kryesore të  këtij hulumtimi, që konfirmon se problemet e të rinjve mbeten të njëjta dhe të paadresuara.


Me këtë rast Ahmet Rushiti nga KDI, ka bërë të ditur se ashtu si edhe në vitin e kaluar edhe këtë vit 61.5% e të rinjve mendojnë se gjërat në vend nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur.

“Pjesë e rëndësishme e hulumtimit ka qenë edhe ti pyesim të rinjtë për shqetësimit që ata i kanë dhe janë pyetur të rinjtë që t’i tregojnë 5 shqetësimet e tyre kryesore. Nga rezultatet që i kemi marr, tregon se problemet që të rinjtë i kanë nuk adresohen nga institucionet në Kosovë, qoftë në nivelin qendror e po ashtu edhe në nivelin qendror. Papunësia me 68.7%, liberalizimi i vizave me 61.9%, Shëndetësia me 57.1%, luftimi i korrupsionit me 50.2% dhe  zhvillimi ekonomik 45%, paraqesin shqetësimet kryesore të të rinjve”, ka thënë ai.

Rushiti ka theksuar se të rinjve u është kërkuar që të japin një emër se kush sipas mendimit të tyre është politikan model  për ta.

Janë 25.2% e të anketuarve që kanë thënë se nuk kanë ndonjë politikan model.

“13.7% kanë deklaruar se Albin Kurti është politikan model për ata, i pasuar nga Ramush Haradinaj me 7.8%, Vjosa Osmani me 7.4%, Shpend Ahmeti me 7.3%, Hashim Thaçi me 7% dhe Kadri Veseli me 5.8%. Është edhe një numër tjetër i madh i personaliteteve që të rinjtë i kanë deklaruar, mirëpo në përqindje më të vogël”, ka bërë të ditur ai.

Kurse në pyetjen se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, 62.6% e të rinjve kanë deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërsa, se për kë do të kishin votuar nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër sipas hulumtimit:  27.1% do të votonin LVV, 19% PDK, 18.1% LDK, AAK 11%, Nisma për Kosovën 2.7%, Lista Serbe 1.4%, Aleanca Kosova e Re, 1.2%, Alternativa 0.3%, partitë tjera 1.5%, ndërkaq kanë refuzuar të përgjigjen 17.7%.

Kurse Eugen Cakolli nga KDI, ka bërë të ditur se të rinjtë e anketuar janë pyetur edhe për punën dhe performancën e Qeverisë.

Ai ka thënë se bazuar në hulumtim puna e saj vlerësohet si e dobët dhe jo-efikase nga 70% e të rinjve të anketuar, kurse pjesa tjetër konsiderojnë që Qeveria kritikohet padrejtësisht, përkundër punës së mirë.

“71.9% e të anketuarve kanë e shohin Qeverinë si përfaqësuese të interesave të një grupi të vogël të njerëzve, ndërsa 28.1 vlerësojnë që Qeveria punon në interesin e përgjithshëm qytetar”, ka shtuar ai.

Cakolli ka theksuar se janë shqetësuese të dhënat se vetëm rreth 15% e të anketuarve kanë deklaruar se kanë komunikuar me ndonjë politikan apo kanë marrë pjesë në ndonjë debat me zyrtarë të partive politike.

Ndërkaq, ka potencuar se sa i përket arsyeve pse të rinjtë janë anëtarësuar apo do të anëtarësoheshin në parti politike, 54.9% e të anketuarve e shohin anëtarësimin në parti politike si mundësi për punësim më të lehtë.

Pyetësori ka përmbajtur rreth 50 pyetje, ndërkaq raporti përfundimtar dhe krahasimi me vitin e kaluar do të publikohen gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori