Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), këtë vit ka mbushur 15 vite të veprimtarisë së tij. Ky Fond për këto vite ka treguar qëndrueshmëri, por edhe gjatë këtyre viteve ka pasur sfida dhe rrezikshmëri të investimet e tij.
Ymer Havolli, kryetari i Bordit të Trust-it, në 15 vjetorin e themelimit të TKPK-së, tha se ky përvjetor Fondin e gjen në një pozitë më të mirë.
“Këtë vit ne kremtojmë 15 vjetorin, ky është një projekt që është përkrahur nga USAID-i amerikan, nga Banka Botërore, nga Instituti Riinvest. Trusti i Kursimeve Pensional të Kosovës, ka treguar se është një projekt i mirë dhe i cili është një model i mirë. Është një institucion mjaft kredibil”, ka thënë Havolli në RTK.
Havolli bëri me dije se tani në Trust janë në menaxhim 1.6 miliardë euro kursime pensionale të qytetarëve kosovarë. Sipas tij, vështirësitë më të mëdha Fondi i ka pasur në vitin 2008 në kohën e krizës globale, ku shumë institucione ndërkombëtare patën vështirësi të mëdha.
Për mundësinë e investimit të Trust-it në tregjet e kriptovalutave siç është Bitcoin, Havolli deklaroi se koncepti i këtij institucioni është i përjashtuar.
“Edhe BQK-ja është kundër investimeve në këtë institucion. Është një piramidë që mund të shpërthejë. Unë punoj në bazë të ligjit”, tha ai.
Lidhur me projektin Termocentrali “Kosova e Re” dhe hapjen e mundësive për të investuar mjetet e Trust-it, në TC “Kosovën e Re”, Havolli ka thënë se nëse Qeveria është e interesuar dhe se këtë mund të bëj përmes Letrave me Vlerë.
Havolli bëri me dije se deri më tani Trust-i ka investuar 400 milionë euro në Letrat me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHekeni dertin e internetit gjatë Haxhit, 99esim.com ju ofron internet superior në Arabinë Saudite
Ligji i ri i komunikacionit sjell probleme për kompanitë e veturave me qira
Punë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
Telegrafi Jobs lidh punëkërkuesit me punëdhënësit
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Nxitja e imagjinatës tek fëmijët përmes platformës Brainhero.ai
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United