LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarët shqiptarë në Bavari të Gjermanisë nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe

Mërgimtarët shqiptarë në Bavari të Gjermanisë nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari shpreh shqetësimin për injorimin e mërgatës shqiptare për të dërguar fëmijët e tyre që të mësojnë në gjuhën shqipe, me pretekstin se gjuha shqipe është pengesë për të arritur njohuri në gjuhën vendase.

Përmes një komunikate për media, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, kërkon nga mërgata shqiptare në Gjermani, përfshirë edhe shoqata dhe biznese që të ngrenë zërin kundër kësaj dukurie, pasi fëmijët e mërgimtarëve nuk duhet të harrojnë gjuhën shqipe, identitetin dhe kulturën kombëtare-shqiptare.

“Ne si KMPGJSH, me të gjitha sfidat e mëdha, së bashku me Këshilla të Prindërve, mësues/e, me përkrahjen e pjesshme të përfaqësuesve Konsullor të të dy shteteve shqiptare në Munih, kemi arritur suksese të dukshme dhe jemi në rrugëtimin e suksesit dhe shpresojmë se viti i ardhshëm të na gjejë më të bashkuar dhe me një ngritje më të lartë të vetëdijesimit të mërgatës për shkollën shqipe. Fëmijët mërgimtarë duke i mësuar shkronjat, hartën, historinë e atdheut, duke folur shqip me prindërit, do të jenë më afër atdheut  të tyre”, thuhet në komunikatë.


KMPGJSH-ja është mirënjohëse për çdo ndihmë dhe bashkëpunim të secilit biznes e shoqatë, ndërkohë që  u bën thirrje institucioneve në Prishtinë dhe Tiranë që t’i bashkohen përpjekjeve për vetëdijesimin e bashkatdhetarëve për mësimin  e gjuhës shqipe, pasi në këtë mënyrë do të ruhet gjuha, kultura dhe  identiteti te fëmijët mërgimtarë.

Njëherësh Këshilli në fjalë falënderon Fondacionin “BESA” që u ka dalë shumë herë në ndihmë bashkatdhetarëve, ku vetëm në nëntor të këtij viti ndau 1400 euro dhe një printer për pagën e mësimdhënësve, por edhe për gatishmërinë për të përkrahur dhe sensibilizuar bashkatdhetarët lidhur me projektin për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, duke iu dhënë kurajë KMPGJSH-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori