Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka arritur marrëveshje për zhvendosjen e banoreve të Shipitullës së Obiliqit dhe ka ndezur ekskavatorët për largimin e dheut për nxjerrjen e qymyrit. Kjo marrëveshje është arritur pas një bllokade 15 mujore.
Por pavarësisht se ka filluar heqja e dheut ekskavatorëve të KEK-ut do t’i duhen gjashtë muaj punë për ta nxjerrë thëngjillin e parë.
Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj ka konfirmuar për Telegrafin se kanë arritur marrëveshje me banorët për zhvendosje dhe kanë ndezur ekskavatorët.
“Po sot kemi arritur marrëveshje me banorët e Shipitullës, për zhvendosjen e tyre dhe kemi filluar menjëherë largimin e dheut me eskalatorë. nëse gjithçka shkon mirë dhe koha nuk na pengon ne do të largojmë dheun. Nga fillimi i largimit të dheut e deri të nxjerrja e thëngjillit na duhen gjashtë muaj kohë”, ka thënë Gjukaj për Telegrafin.
Ai ka treguar se KEK-u nga dita e enjte më 28 dhjetor do të kthehet në punë edhe bllokun e dytë të Termocentralit “Kosova B” i cili do të prodhojë 260 megavat orë energji elektrike.
Kurse, Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë për Telegrafin se qëllimi kryesor i tyre është furnizimi sa më i mirë i konsumatorëve me energji elektrike.
“Duke pasur parasysh rënien drastike të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe kërkesën e madhe në rajon për energji, është duke u bërë gjithnjë e më i vështiri furnizimi i pandërprerë. Po ashtu edhe çmimi i megavatit të importuar është gjithnjë në rritje, gjë që është duke shkaktuar humbje të mëdha në sektorin e energjisë”, ka thënë ai.
Buzhala tha se situata është e vështirë dhe se presin ndihmë nga të gjitha palët për ta kaluar këtë gjendje.
Por mungesa e thëngjillit si dhe vonesat në hapjen e minierës së re ka bërë që të rritet importi ku shpenzimet për të blerë energji elektrike shkojnë në miliona euro.
Ndryshe heqja e pagesës për rrymën e shpenzuar nga konsumatorët në pjesën veriore të vendit do tu krijojë humbje në sektorin energjetik në vend, kjo e ndikuar edhe nga importi i rrymës.
Komitetit Teknik Emergjent i formuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ka hartuar një raport në të cilin parashikohen humbjet nga këto probleme.
Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), ka parashikuar humbje prej rreth 9.2 milionë eurove për shkak të pezullimit të pagesës së rrymës në veri. Por sipas KOSTT-it nëse arrihet të bëhet ndonjë kombinim, kjo shumë mund të ulet në 5.2 milionë euro.
Po sipas këtij raporti humbjet më të mëdha do t’i shkaktohen KEK-ut, për shkak të mungesës së thëngjillit, vlera e humbjeve do të arrijë në mbi 40 milionë, por këto humbje mund të ulen deri në 30 milionë euro.
Për shkak të mungesës së thëngjillit, KEK-u nga tetori i këtij vitit, ka operuar me vetëm dy blloqe. Një bllok të Termocentralit “Kosova A” si dhe një bllok të Termocentralit “Kosova B”, të cilat prodhojnë vetëm 390 megavat energji, derisa kërkesa për rrymë arrin në 1000 megavat apo më shumë në stinën e dimrit.
Në raportin e Komitetit Teknik Emergjent të MZHE-së KEK-u ka bërë të ditur se kostoja për shpronësime në Hade dhe Shipitullë ka shkuar në 27 milionë euro nga 4.5 milionë sa ishte në vitin 2012.
Po ashtu sipas raportit KEDS-i dhe KESCO, kanë paraparë një humbje prej mbi 42 milionë euro nga importi i energjisë elektrike.
Këto kompani kanë thënë se pas ndërprerjes së pagesës së energjisë së shpenzuar në veri mos prodhimit të mjaftueshëm në KEK, vlera e dëmit të krijuar ka arritur në 13 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova