Një sërë zhvillimesh të reja e kanë shoqëruar gjatë vitit që lamë pas ANP “Adem Jashari” i cili ka thyer rekord sa i përket numrit të udhëtarëve të procesuar.
Nga 35 kompani ajrore që kanë operuar përgjatë vitit 2017 në ANP “Adem Jashari”/ Limak Kosovo, janë shërbyer mbi 30 destinacione të ndryshme anekënd botës. Për herë të parë në historinë e aeroportit pritet të arrihet shifra prej afro 1.9 milion udhëtarëve duke thyer kështu rekordin e vitit të kaluar. Në krahasim me vitin 2016, ky numër është rritur për rreth 9 përqind, përderisa numri i fluturimeve ka arritur në rreth 15000, apo 5 përqind më shumë nga viti paraprak.
Duke qenë i fokusuar veçanërisht në nxitjen e kompanive ajrore që operojnë me kosto të ulët, ANP “Adem Jashari” që nga prilli ka ofruar fluturime për në Budapest me dy frekuenca në javë të shërbyera nga kompania ajrore Wizzair, për të vazhduar me fluturime të reja direkte për në Londër me fillim të sezonës verore. Fluturime të reja gjatë sezonës verore ka shërbyer edhe Norwegian Air e cila ka operuar linjën direkte Helsinki-Prishtinë-Helsinki dhe po ashtu linjën Goteburg-Prishtinë-Goteburg. Në anën tjetër viti 2017 është karakterizuar edhe me pranimin e 8 çmimeve ndërkombëtare.
Përveç rritjes së numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve gjatë vitit që po e lëmë pas, Limak ka vazhduar me projektet e shumta të përgjegjësisë korporative ndaj shoqërisë. Pas certifikimit në nivelin e parë të programit për Akreditimin e Karbonit në Aeroporte gjatë vitit të kaluar, ANP “Adem Jashari” ka implementuar programe menaxhuese që kanë ndikuar në uljen e nivelit të karbonit për 12% dhe në këtë mënyrë është certifikuar në nivelin e dytë të këtij programi, +2 Reduktimi. Njëra ndër prioritet e kompanisë mbetet avancimi në nivelet më të larta të këtij programi për të ndikuar pozitivisht në mbrojtjen e ambientit.
Risi tjetër në rritjen e kualitetit të shërbimeve ka pasur edhe me rastin e lansimit të konceptit të ri “Airport Helper” i cili nënkupton gatishmërinë e stafit të aeroportit që t’u ofroj ndihmë udhëtarëve jashtë detyrave primare të tyre.
“Falënderojmë të gjithë udhëtarët që kanë zgjedhur shërbimet tona dhe vazhdojmë të punojmë në ofrimin e kushteve sa më të favorshme ndaj kompanive ajrore për të operuar në ANP ‘Adem Jashari’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025