LAJMI I FUNDIT:

Sulm vetëvrasës në Kabul, gjashtë persona të vdekur

Sulm vetëvrasës në Kabul, gjashtë persona të vdekur
/// Afghan security personnel and US forces arrive at the site of complex attack at an intelligence training center in Kabul, Afghanistan, Monday, Dec. 18, 2017. An Afghan official says an attack is underway in the country's capital where gunmen have raided and occupied a partially constructed building near the intelligence training center in western Kabul. (AP Photo/Rahmat Gul) DQoNClNlbnQgZnJvbSBteSBpUGhvbmU=

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur sot afër Agjencisë Kombëtare për Inteligjencë në Kabul, duke lënë të vdekur gjashtë civilë, kanë thënë forcat e sigurisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, ka thënë se sulmi ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, afër hyrjes së kësaj agjencie.


Selia e ambasadës amerikane dhe ajo e NATO-s gjenden po ashtu në këtë zonë.

Zëdhënësi i Ministrisë për Shëndetin Publik, ka thënë se tre persona janë lënduar dhe dërguar në spital për trajtim.

Forcat e sigurisë kanë mbyllur rrugën kryesore që të dërgon tek kjo zonë.

Një tjetër zëdhënës i ministrisë së Brendshme, Najib Danish i ka thënë agjencisë AFP, se gjashtë civilë janë vrarë derisa ishin duke udhëtuar me makinën e tyre kur sulmuesi që po ecte në këmbë ka aktivizuar bombën.

“Ende nuk e dimë cakun e sulmit, mirëpo ka ndodhur në rrugën kryesore”, ka thënë zëdhënësi Danish.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Talibanët dhe militantët e grupi ekstremist, Shteti Islamik kanë kryer disa sulme në Kabul në të kaluarën. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori