LAJMI I FUNDIT:

Padi penale kundër katër personave nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit për bastore sportive ilegale

Padi penale kundër katër personave nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit për bastore sportive ilegale

Departamenti për ndaljen e krimit të organizuar pranë MPB-së ngriti katër padi penale deri te PTHP Tetovë dhe PTHP Gostivar, kundër personave A.H. (55) nga Tetova dhe D.M (32) nga fshati Kamjan i Tetovës, A.Ç. (49) nga Gostivari dhe A.L (48) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë, gjegjësisht leje nga organi përkatës” sipas nenit 156, pikës 3 të Ligjit për lojërat e fatit.

Pas planit të përgatitur operativ, nëpunës të MPB-së dhe ekipe të DAP-it kanë kryer bastisje në më shumë bastore sportive në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ku DAP ka konstatuar se të denoncuarit kanë organizuar lojëra të fatit pa ndërmarrje të regjistruar dhe pa leje në hapësirat në të cilat kanë kryer atë veprimtari.

Nga ana e MPB-së përkohësisht janë konfiskuar edhe mjete nga të denoncuarit: mjete financiare(mbi 50.000 denarë), dokumentacion(fletushka për pagesë, buletinë për lojëra fati dhe të tjera), si dhe 19 televizorë, 13 monitorë për kompjutorë, 11 kuti të kompjuterëve personalë, gjashtë aparate për tiketa, etj./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori