LAJMI I FUNDIT:

Edhe Gjevgjelia deklarohet kundër kërkimeve gjeologjike në Kozhuf

Edhe Gjevgjelia deklarohet kundër kërkimeve gjeologjike në Kozhuf

Komuna e Gjevgjelisë në afat ligjor negativitsht do t’i përgjigjet Ministrisë së Ekonomisë për kërkesën për dhënie me koncesion për kryerje kërkime detaje gjeologjike të metaleve në rajonin e bjeshkës së Kozhufit, e cila përfshin pjesë të territorit të Komunës së Gjevgjelisë dhe Kavadarit.

Në kërkesën që arriti më 15 dhjetor, Ministria e Ekonomisë nga Komuna e Gjevgjelisë kërkoi mendim për transformimin e një pjese të tokës, e cila më parë ka qenë nën koncesion.


Për këtë vendim në Këshillin e Komunës së Gjevgjelisë votuan edhe këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, të cilët pas kësaj pike lëshuan seancën në shenjë proteste për arrestimet në lidhje me ngjarjet e 27 prillit.

Kësaj seance i parapriu edhe një takim mes kryetarëve të Gjevgjelisë dhe Kavadarit, të cilët janë marrë vesh që t’i përgjigjen negativisht kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë./Telegrafi/