LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësja Petrovska nuk mendon se “bombat”e diskualifikojnë të veprojë si gjykatëse

Gjykatësja Petrovska nuk mendon se “bombat”e diskualifikojnë të veprojë si gjykatëse

Ajo që unë jam në “bombat” nuk më diskualifikon të gjykoj, kështu deklaroi gjykatësja Lidija Petrovska në fund të konferencës për projektin “Mbikëqyrje e lëndëve gjyqësore në sferën e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit sipas Ligjit të ri për Procedurë Penale, që u mbajt në Shkup. Në pyetjen se a nuk ndjehet në siklet kur ulet pranë prokurores Katica Janeva, ajo tha se nuk ndjehet keq kur ulet me koleget e saja. Ndonëse prokuroria speciale kërkoi që ajo të përjashtohet nga lëndët e saja, Petrovska tha se nuk do të ankohet për punën e re, të gjykojë kriminalitet afarist.

“Aspak nuk ndjehem keq, i vlerësoj të gjithë në këtë tryezë. Kërkesa për tërheqje është paraparë në Ligjin për procedurë penale dhe jo vetën prokurori por edhe palët tjera kanë të drejtë të kërkojnë tërheqje. Vlerësimi i atij që vendos, në këtë rast të kryetarit është nëse do të përcaktojë arsye për tërheqje të gjyaktësit që merret me lëndën. Konkretisht, lidhur me këtë kërkesë kishte vendim nga kryetari i atëhershëm, u zbatua procedura ashtu siç parasheh ligji, kishte kërkesë për deklaratë nga unë dhe unë dhashë deklaratën time. Ajo që në njëfarë mënyre unë u përmenda gjatë përgjimeve nuk mendoj se më diskualifikon të veproj si gjykatëse”, deklaroi Petrovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori