LAJMI I FUNDIT:

Sugarevski: Në 85 komuna, çmime 23 herë më të lira

Sugarevski: Në 85 komuna, çmime 23 herë më të lira

Ulet çmimi i tokës shtetërore në 70 denarë për metër katrorë në rajonin veri-lindor dhe veri-perëndimorë të Maqedonisë.

Nga Ministria e transportit dhe lidhjeve thonë se me vendimin e ri të qeverisë, shpronësimi i parcelave do të mund të shfrytëzohet për ndërtimin e objekteve për nxënës dhe studentë, shtëpi për qëndrim të të moshuarve dhe të pastrehëve, shtëpi për fëmijët pa prindër dhe persona të braktisur nga familjet.

Deri më tani ky shpronësimi ka kushtuar 1.600 denarë për m2 në zonat qendrore, 1.300 denarë në zonat periferike dhe 500 denarë në zonat rurale. Për ministrin Goran Sugarevski çmimet e deri tanishme kanë qenë jo reale dhe kanë penguar investitorët. Ai thotë se ky hap do të stimuloj ndërtimtarinë, duke zhvilluar zonat e pabanuara ose të braktisura.


“Tani, me vendimin e ri, çmimi për shpronësim të tokës ndërtimore, e cila është në pronësi të shtetit për ndërtim të objekteve kolektive është zvogëluar për 23 herë dhe çmimi i ri vlen për 85 komuna në Republikën e Maqedonisë. Besoj që me këtë masë do të stimulojmë sektorin privat, do të tërheqim investitorë të rinj në këto zona të shtetit, do të ndikojmë në rritjen ekonomike lokale për të barazuar zhvillimin në nivel shtetërorë”, u shpreh Goran Sugarevski, Ministër i transportit dhe lidhjeve të RM.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori