LAJMI I FUNDIT:

Hoqi dorë nga puna si striptiezere, për t’u kujdesur për 14 fëmijët e saj (Foto/Video)

Hoqi dorë nga puna si striptiezere, për t’u kujdesur për 14 fëmijët e saj (Foto/Video)

Nadya Suleman e njohur me emrin e saj artistik “Octomom”, thotë se më në fund ka gjetur “paqen” pas problemeve të shumta financiare dhe angazhimeve për 14 fëmijët e saj, që për pak sa nuk e quan drejt vetëvrasjes.

Tani, kjo nënë kontroverse e cila solli në jetë tetë fëmijë përmes rrugëve të IVF-së, dëshiron të ndajë rrëfimin e saj dhe betejën personale me gra tjera, duke shpresuar se do t’ju shërbej si inspirim, transmeton Telegrafi.


42-vjeçarja Nadya e cila tani ka ndërruar emrin në Natalie, dhe ka hequr dorë nga nofka artistike “Octomom”, pranoi se si për pak sa nuk kishte shkatërruar veten dhe familjen e saj.

“Çdo ditë zgjohesha me ndjenjën më të keqe brenda vetes. Nuk doja të jetoja. Nuk ndihesha njeri me karakter që do të luftonte për të mbrojtur familjen. Ajo çfarë me irritonte më së shumti, ishte ndjenja që nuk dëshiroja që fëmijët të më kujtojnë ashtu si isha. Kam qenë e detyruar të bëjë gjëra të ndryshme të cilat me dëshirë nuk do t’i bëja, por duke marrë parasysh faktin që nuk kisha para për t’ju ofruar një jetë të mirë, më duhej të mos reagoja. Por kur hoqa dorë nga gjithçka dhe iu riktheva jetës e familjes u ndjeva sikur gjeta paqen brenda vetes. Sfida është leksioni më i mirë. Tani jam më mirënjohëse për çdo minutë të jetës, nuk jam materialiste”, ka deklaruar ajo për Daily Mail.

Në vitin 2009 ajo ishte bërë e famshme kur vendosi që përmes rrugës së fertilitetit mbetet shtatzënë me tetë fëmijë, edhe pse tashmë kishte gjashtë fëmijë tjerë.

Por, vendimi i saj më i keq në jetë ishte kur vendosi të marrë pjesë në një film pornografik, ku me rolin e saj fitoi katër çmime dhe filloi të shfaqet në klube të natës si striptizere.

“Më është dashur të meditoj për të tejkaluar atë çfarë ndjeja. E përzieja alkoolin me atë nga e cila vdiq Whitney Houston. Nuk doja të jetoja më, por kur mendova për fëmijë thjesht e kuptova se duhet të luftojë për një jetë më të mirë”, ka shtuar

Ajo ka pranuar se momenti kulminant që e shtyu të heq dorë nga kjo jetë, ishte kur një burrë i panjohur iu afrua derisa punonte si striptizere dhe filloi ta ngacmojë. /Telegrafi/