Nga muaji dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë më faturat e fryra të energjisë elektrike me shumën prej 3.5 për qind, vlerë kjo që konsiderohet se është paguar për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës.
Por, jo më larg se nga prilli i vitit të ardhshëm, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) paralajmëron se mund të ketë shtrenjtim të rrymës për 20 për qind, nëse vazhdohet me importimin e rrymës.
Rreth 8 milionë euro, llogaritet vlera e energjisë elektrike për vitin 2016, e cila nuk ishte inkasuar nga qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës dhe e njëjta u ishte faturuar qytetarëve të pjesëve tjera të Kosovës.
Komunat veriore të Kosovës janë të banuara nga popullata shumicë serbe.
Adelina Murtezaj, zëdhënëse në ZRRE tha për Radion Evropa e Lirë, se i kanë njoftuar operatorët energjetikë, që të zbatojnë vendimet e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, për anulimin e vendimit paraprak në lidhje me faturat për qytetarët e komunave veriore.
“Për shkak të vendimit të gjykatës, e cila specifikon se humbjet e veriut nuk duhet të kalkulohen në faturat e konsumatorëve, ZRRE- ja ka njoftuar operatorët që humbjet e shkaktuara në veri të vendit, të mos llogariten më në faturat e konsumatorëve. Dhe i ka njoftuar ata që sipas llogaritjes së ZRRE-së, ky ndikim në faturë është rreth 3.5 për qind”, tha Murtezaj.
Ndryshe, për këtë problem, Avokati i Popullit, në muajin prill të këtij viti, kishte iniciuar hetime duke dërguar lëndën edhe në gjykatë. Kurse Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të pezullojë vendimin që rryma e shpenzuar për atë pjesë, të faturohet për qytetarët e rajoneve tjera.
Përfaqësues të shoqërisë civile këtë vendim e konsiderojnë pozitiv, por jo të mjaftueshëm.
Dardan Abazi, hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore, INDEP thotë se ZRRE- ja duhet të sqarojë konsumatorët pse pa dijen e tyre kanë paguar energjinë e shpenzuar për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës.
“Për më tepër qytetarët nuk kanë qenë as të informuar në lidhje me këtë pagesë, pasi në faturë nuk ka qenë e shënuar se për çfarë po paguajnë në fund të fundit. Pra, mendojmë se këtu ka bazë edhe për një hetim të gjerë të organeve të rendit, në lidhje më atë se a ka pasur shkelje të dispozitave të tjera ligjore, përfshirë Ligjin për mbrojtje e konsumatorit”, thotë Abazi.
Abazi dyshon se në faturat e konsumatorëve të rregullt, llogariten edhe shpenzimet që bëhen nga humbjet komerciale dhe teknike.
“Ne konsiderojmë se ZRRE-ja duhet të jetë transparente dhe të tregojë se nuk është fjala vetëm për pjesën veriore që ne paguajmë, por ne paguajmë për humbjet komerciale që ndodhin në Republikën e Kosovës. Edhe kjo përbën shkelje të dispozitave ligjore, shkelje të barazisë para ligjit për qytetarët dhe shkelje të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve”, vlerëson Abazi.
Por, Adelina Murtezaj e mohon një qëndrim të tillë, duke treguar se në fatura janë llogaritur vetëm humbjet e pjesës veriore.
Ajo tregon se humbjet komerciale dhe teknike në nivel vendi janë 16 për qind.
“Humbjet teknike konsiderohen ato humbje të cilat shkaktohen për shkak të rrjetit të vjetruar. Kurse humbjet komerciale shkaktohen për shkak të keqpërdorimit të energjisë elektrike”.
“Operatorët vazhdimisht bëjnë padi tek organet kompetente për keqpërdoruesit e energjisë elektrike, por në përgjithësi ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndikim në uljen e këtyre humbjeve”, thotë ajo.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike përveç se ka paralajmëruar ulje të çmimit për 3.5 për qind nga muaji dhjetor, ajo ka paralajmëruar se nga muaji prill çmimi i energjisë elektrike do të shtrenjtohet për rreth 20 për qind.
Energjia elektrike mund të shtrenjtohet nëse furnizimi vazhdon të mbulohet nga importi. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Java e maraklive në Bau Market
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet