LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Punë të Jashtme në rend dite Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Komisioni për Punë të Jashtme në rend dite Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky është rendi i ditës i mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme:

  1. Miratimi i rendit të ditës
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 5 dhjetor 2017
  3. Përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi
  4. Prezantim i hulumtimit parlamentar mbi analizën buxhetore të MPJ-së dhe MDIS
  5. Përcaktimi i delegacionit të Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel
  6. Të ndryshme

Takimi do të mbahet  të mërkurën, në ora 11:00.