LAJMI I FUNDIT:

Protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës

Protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës

Një grup qytetarësh po i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të mërkurën nga ora 12:00, t’i bashkohen në një protestë të kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

‎Ata ftesën po e bëjnë nëpërmjet Facebookut, ku kanë shpjeguar se kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake.

“Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj. Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në profilin e organizatorëve. /Telegrafi/