LAJMI I FUNDIT:

Macron: Deri në shkurt duhet ta fitojmë luftën kundër IS-it

Macron: Deri në shkurt duhet ta fitojmë luftën kundër IS-it

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se fushata ushtarake kundër kryengritësve të grupit militant Shteti Islamik në Siri, duhet të përfundojë në muajin shkurt.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa javë pasi është shpallur fitorja kundër ekstremistëve të IS-it në Irak.

“Më 9 dhjetor, kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, ka shpallur fundin e luftës dhe fitoren kundër Shtetit Islamik, andaj mendoj që deri në mesin apo fundin e muajit shkurt ne do ta fitojmë luftën në Siri”, ka thënë ai gjatë një interviste televizive.


Ai ka shtuar se Parisi do të bëjë përpjekje për t’i përfshirë në negociatat për paqe të gjitha partitë, që kanë qenë pjesë e luftës gjashtëvjeçare.

Macron ka thënë se presidenti Bashar al-Assad nuk mund të injorohet nga negociatat, mirëpo lideri sirian një ditë duhet të përgjigjet për veprat e tij, transmeton Evropa e Lirë.

“Neve na duhet të flasim me secilin. Na duhet të flasim me Bashar al-Assad dhe përfaqësuesit e tij”, ka thënë Macron.

“Më pas ai duhet të përgjigjet për krimet e tij, para popullit dhe drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Në luftën civile në Siri janë vrarë më shumë se 400,000 persona, ndërsa miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre, nga fillimi i konfliktit më 2011.

Rusia dhe Irani mbështesin Assadin, derisa koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Francën, mbështesin forcat antiqeveritare.

Luftëtarët e grupit militant, Shteti Islamik kanë nisur luftën në këtë shtet ndonëse janë kundërshtuar nga të gjitha palët.

Më 2014 ky grup pati marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit, mirëpo e ka humbur atë, pas sulmeve të ndryshme nga forcat qeveritare, ato të mbështetura nga SHBA-të dhe luftëtarët kurdë.

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori