LAJMI I FUNDIT:

“Hej DJ”, këngë nga MC Beka dedikuar DJ-ve shqiptarë (Video)

“Hej DJ”, këngë nga MC Beka dedikuar DJ-ve shqiptarë (Video)

“Hej DJ” mban titullin kënga më e re MC Bekës që është lansuar me videoklip.

Kjo këngë iu është dedikuar DJ-ve shqiptarë, së paku kështu shkruan në fillim të videos muzikore.


Tekstin e ka shkruar reperi, ndërsa për muzikën ka bashkëpunuar me Torch Music dhe Dj Viper.

Edhe klipi është realizuar me regji të vet MC Bekës.

Një nga realizimet më të fundit të MC Bekës ishte dueti interesant me Fatos Kryeziun.

Kënga me titull “S’ma dha” u publikua në dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa ishte punuar nga Zzap & Chriss, me tekst të Mozzik.

Duet interesant nga MC Beka dhe Fatos Kryeziu (Video)
Lexo po ashtu Duet interesant nga MC Beka dhe Fatos Kryeziu (Video)

Në të ardhmen pritet të shihet nëse MC Beka do të vijë më shpesh me këngë të reja. /Telegrafi/